Sulejmani: Presim fitore që në rrethin e parë nëpër disa komuna

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani në një konferencë për media, deklaroi se presin fitore nëpër disa komuna, pasi dalja e votuesve në numër të madh, sipas tij tregon përkrahje për VLEN-in.
“Jemi optimist se gara në disa komuna do të përmbyllet që në rrethinë e parë, kjo vlen për Çairin, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në rrethinë e parë, gjithashtu të njejtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës”, tha Sulejmani.
Ndryshe, kujtojmë se procesi i votimit përfundoi në orën 19:00. /Telegrafi
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































