"Sulejmani i madhërishëm" çudit adhuruesit me zërin e tij (Video)

Ai është një nga aktorët më të pëlqyer të kinematografisë turke, por kësaj herë, ai i ka mahnitur të gjithë me zërin e tij.
Bëhet fjalë për Halit Ergenç i cili është mjaft i njohur për rolet e tij në serialet “Muhteşem Yüzyıl” (Sulejmani i madhërishëm), “Ali and Nino”, “Vatanim Sensin” etj.
I ftuar në emisionin turk “Beyaz Show, Ergenc ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar një këngë të famshme turke. Askush nuk e priste që ai të këndonte kaq bukur duke zbuluar një tjetër talent të tij.
Performanca ka marrë shumë duartrokitje dhe është pëlqyer nga të gjithë.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































