Suksesi i bijës së preferuar të presidentit amerikan po bëhet shqetësues: rroba, parfume dhe marketing. Pavarësisht përpjekjeve për bojkot, Ivanka Trump po bëhet e pandalshme.
Ajo që nga shumëkush konsiderohet zonja e parë e vërtetë në Shtëpinë e Bardhë, duket se ka marrë nga babai, mendjemprehtësinë për biznes.
Në mos zonja e parë, në një rol për tani atipik, Ivanka Trump sigurisht kualifikohet si vajza e parë, fëmija e parë e politikës amerikane. Një rol i dukshëm, shumë më tepër se ai që kishte Chelsea Clinton, për shembull. Për moshën, sigurisht, por sidomos për një prirje të natyrshme.
Mendoni, për shembull, që pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për bojkot, linja e saj e veshjeve vazhdon të rrisë numrin e blerjeve nga përdoruesit. Në mënyrë të veçantë, sipas Lyst, komuniteti anglez që merret me shumicën e markave, Ivanka Trump ka rritur shitjet e veshjeve të saj me 346%. Natyrisht, fokusi i vazhdueshëm i mediave përbën një ndihmë të rëndësishme, por Ivanka kishte provuar tashmë se kishte cilësi të spikatura si sipërmarrëse, që nga dita kur hyri në grupin e bizneseve të të atit, në vitin 2005.
Por, jo vetëm veshje. Ivanka po hyn fuqishëm edhe në fushën e parfumeve: në mesin e më të shiturve të Amazon, përfshihen “Ivanka Trump Eau de Parfum Spray For Women, 3.4 Fluid Ounce” (72,95 dollarë) dhe “Roller Ball ‘Ivanka Trump For Women 0.20 EDP’”. Kjo, pasi platforma Nordstrom, me 350 dyqane në Shtetet e Bashkuara, kishte njoftuar më 3 shkurt vendimin për të mos shpërndarë më markën e Ivanka Trump. Lufta mediatike kundër familjes Trump, pra, kalon nga instrumentet tradicionale, por shkon deri tek zinxhirët e mëdhenj të shitjeve me pakicë, të cilët me sa duket po përpiqen t’i vënë shkopinj në rrota, edhe vajzës së Presidentit, e cila, megjithatë, vazhdon e patrembur përgjatë serisë së saj të sukseseve tregtare.
Në 2 maj do të dalë libri “Gra që punojnë: Rishkrimi i rregullave të suksesit”, i dyti i Ivankës. Vajza e Parë nuk është e huaj për botime të këtij lloji: që në vitin 2009 kishte botuar një libër mbi strategjitë e kompanive. Eshtë një vepër që përpiqet të shtrijë aftësitë e Ivankës edhe tek ata që nuk janë “bijë apo bir i…”.
E Donald Trumpit në këtë rast, që me siguri ka kontribuar për të ngulitur tek Ivanka këtë identitet pozitiv dhe fitues. Po cila është origjina e kësaj mendësie sipërmarrëse? Të mirëinformuarit e dinë që për Trumpin, pra edhe për Ivankën, një rol qendror e kanë luajtur disa personalitete, që nga pastorja Paula White, e njohur për “teologjinë e begatisë”, deri tek Pastori Samuel Rodriguez, presidenti National Hispanic Christian Leadership Conference, i pari evangjelist latin që ka marrë pjesë në një emërim të një presidenti amerikan.
Nëse për të atin këto guida spirituale përfaqësojnë një rol qendror, megjithatë, Ivanka ka deklaruar se është konvertuar në hebraizëm, duke ndjekur gjurmët e bashkëshortit, Jared Kushner, një tjetër enfant prodige në botën e ekonomisë amerikane. Por edhe në këtë rast, kritikët e zakonshëm kane hedhur dyshime mbi vërtetësinë e konvertimit të Ivankës. Pra, sulmet e mediave progresiste kanë vënë në shënjestër të bijën po aq sa edhe të atin. Edhe pse, Ivanka sheh përpara dhe konsolidon rolin e saj në ekonominë amerikane. / IlGiornale-bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo – video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj – një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe