Kida është njëra nga këngëtaret më të suksesshme të vitit që lamë pas.

“Boni zo” titullohet projekti i parë për vitin 2015-të, e cila arriti më shumë se 10-të milionë klikime në kanalin “Youtube”.


Bashkëpunimi me reperin Mozzik i titulluar “Premtimet” ishte një sukses i jashtëzakonshëm për artisten e re duke u shndërruar në një nga këngëtaret më të kërkuara në koncerte dhe mbrëmje muzikore gjatë sezonit veror. Projekti arriti më shumë se 20-të milion klikime në kanalin “Youtube” dhe është njëra nga këngët më të klikuara të 2015-tës.

Pas këtij bashkëpunimi këngëtarja vendosi ta përmbyllë vitin me një projekt solo të titulluar “Ski ide”, të cilën e publikoi në fillim të muajit dhjetor dhe arriti pëlqyeshmërinë e madhe të publikut.

Për Telegrafin Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi paralajmëroi se vitin 2016-të do ta nisë me një bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj gjersa uroi edhe fansat me një video ekskluzive për vitin e ri që po vjen./Telegrafi/