Subvencionimi i energjisë elektrike, Murati: Janë kursyer 88 milionë euro import

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka thënë se këtë vit janë kursyer 88 milionë euro import të energjisë elektrike, krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas tij, masa e kursimit të energjisë dhe subvencionimi i saj ka bërë që të kursehet energji elektrike dhe siç u shpreh ai të mos ketë nevojë që Kosova të importojë energji elektrike.
“Sa i përket kësaj mase, do të doja të ndaja disa shifra. Ka qenë mbi 200 mijë numri i familjeve që kanë përfituar çdo muaj, dikush më shumë e dikush pak më pak, dhe kanë qenë të kursyera shumë më shumë kilovat në orë energji elektrike të cilat nuk i kemi importuar.
Dhe kemi bërë përllogaritje që po të ishin importuar dhe të mbahej konstant konsumi më vitin paraprak do të figuronte një import shtesë prej 88 milionë euro…pra përmes kësaj mase mund të themi që kemi kursyer 88 milionë euro nga importi, pra janë mjete që nuk janë dërguar jashtë vendit dhe nuk është importuar energji elektrike, por për më tepër është kursim për taksapaguesit, kursim për qytetarët…”, ka thënë Murati.
Murati po ashtu tha se tashmë ka përfunduar subvencionimi i energjisë elektrike për sezonin dimëror, dhe gjatë vitit do të subvencionojnë vetëm familjet në nevojë, raporton Telegrafi.
“… kjo do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit e cila ka qenë për periudhën apo sezonin dimëror të këtij viti. Normalisht që do të ketë masa të tjera, që po ashtu janë paraparë dhe pako të BE-së, ku janë paraparë edhe 25 milionë euro të tjera që do të jenë përgjatë vitit, pra mbështetje për familjet në nevojë, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe barra apo fatura e energjisë elektrike për ta”, u shpreh ai.
I pyetur se si do të bëhet subvencionimi i energjisë elektrike për familjet në nevojë, ai tha: “Jemi në përgatitje e sipër të masave dhe dizajnin se si mund të përfitojnë qytetarët. Do të kujdesemi që procedurat të kenë më pak burokraci. Ndoshta do të parashihet dhe aplikimi sepse do të përfshihen familjet në nevojë, por do të mundohemi që të ketë sa më pak procedura…Me mbështetje të BE-së do ta zgjerojmë pakon mbështetëse dhe grupin e atyre që do të përfitojnë”, ka thënë Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit