LAJMI I FUNDIT:

Subaru do ta sjellë edhe edicionin e fundit të BRZ, para se ta largojë nga prodhimi

Subaru do ta sjellë edhe edicionin e fundit të BRZ, para se ta largojë nga prodhimi

Ky model, do të lansohet ne vetëm 100 njësi

Ishte në treg që nga viti 2012, por Subaru ka vendosur ta largojë nga prodhimi në tërësi modelin BRZ, duke e sjellë edhe edicionin e fundit Final Edition, vetëm për tregun gjerman, transmeton Telegrafi.


Modeli që është limituar në vetëm 100 njësi, do të ketë disa ndryshime që e bëjnë shumë më sportive, përfshirë pjesët e reja për frenim, mbrojtëset më të fuqishme nga Sachs si dhe rrotat me 17 inç.

Ngjyra speciale, do të jetë gjithashtu në dispozicion, ndërsa kushton 100 euro më shtrenjtë.

Brenda do të jenë ulëset e lëkurës nga Alcantara, të përfunduara me zi dhe kaltër, derisa ngjyra e kaltër vërehet edhe në timon, panelet e dyerve, pjesën e përparme dhe në doreza.

Vetëm një imazh e ka shpërndarë Subaru deri më tani, duke mos lënë shumë hapësirë të kuptohet se si do të duket BRZ Final Edition.

Brenda mësohet se do ta ketë motorin me 200 kuaj fuqi dhe gjashtë shpejtësi automatike, ndërsa do të ketë çmim prej 40,270 euro. /Telegrafi/