LAJMI I FUNDIT:

Stuttgart tani është zyrtarisht qyteti më i shtrenjtë i Gjermanisë për qiramarrësit

Stuttgart tani është zyrtarisht qyteti më i shtrenjtë i Gjermanisë për qiramarrësit

Pas 20 vjetësh në krye, Mynihu ka humbur titullin e tij si qyteti më i shtrenjtë për qiramarrësit gjermanë. Një studim i ri tregon gjithashtu se periferitë nuk janë më një alternative e lirë.

Stuttgart ka kapërcyer Mynihun si metropolin më të shtrenjtë gjerman për qiramarrësit, tregoi një analizë e çmimeve gjermane të qirave, transmeton Telegrafi.


Një apartament mesatar prej 65 metrash katrorë, në një lagje të Stuttgartit ka qiranë prej 10,41 € (11,50 dollarë) për metër katror në muaj në vitin 2019, duke përjashtuar shërbimet. Në Mynih, qiramarrësit paguajnë mesatarisht 9,74 € për metër katror.

Vendet ku qiratë janë nën mesataren përfshijnë qytetet lindore të Erfurtit, Potsdamit, Dresdenit, anën lindore të Berlinit dhe qytetin verior Schwerin.

Kjo është në bazë të të dhënave nga një “Mietspiegel” ose “indeksi i qirasë”, të sapo lëshuar, i cili pasqyron çmimin mesatar të pronës me qira të banimit në qytete në të gjithë Gjermaninë.

Gjermania ka parë rritje të çmimeve të qirave në periferi të qyteteve. Mynihu mbajti titullin qyteti më i shtrenjtë i Gjermanisë për qiramarrës për 20 vjet para se të kalohet nga Karlsfeld vitin e kaluar.

Studimi zbulon gjithashtu se çmimet e qirave po rriten me një ritëm më të ngadaltë sesa në të kaluarën.

Sidoqoftë, qiraja aktuale e paguar mund të ndryshojë jashtëzakonisht brenda qyteteve, që do të thotë që çmimi mesatar i reflektuar në indeks mund të mos jetë përfaqësues i realitetit në terren. /Telegrafi/