LAJMI I FUNDIT:

Stuhia Tropikale Elsa ka goditur Floridën

Stuhia Tropikale Elsa ka goditur Floridën

Stuhia Tropikale Elsa, e cila është dobësuar nga uragani i parë i sezonit, ka goditur një pjesë të bregut perëndimor të Floridas.

Pamjet tregojnë sesi disa pemë janë dëmtuar në disa pjesë të Tampas, raporton cnn.


Llogaria zyrtare e qytetit publikoi në Twitter disa fotografi teksa shihen mbeturina në rrugë dhe në një veturë.

Zyrtarët iu kanë kujtuar njerëzve që të mos ngasin veturat ose të lëvizin në këmbë.

Stuhia goditi Kubën të hënën teksa pati rrëshqitje të dheut dhe përmbytje. Më parë goditi Republikën Dominikane dhe Shën Lucia, duke vrarë të paktën tre njerëz dhe duke dëmtuar qindra ndërtesa. /Telegrafi/