Më shumë se 5,100 fluturime janë anuluar brenda, për në ose nga SHBA-ja të hënën, me fluturimet që nisen nga Dallasi, Bostoni dhe New York që u goditën më rëndë, sipas FlightAware.

Që nga e premtja, më shumë se 20,000 fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë, transmeton Telegrafi.


Mbi 11,000 fluturime u anuluan të dielën, duke shënuar ditën më të lartë të anulimeve që nga pandemia, sipas të dhënave të Cirium.

Ndërsa numri i anulimeve është dukshëm më i ulët krahasuar me të dielën, ai mbetet ende i lartë pasi linjat ajrore po punojnë për t'u rikuperuar dhe për të rifilluar operacionet normale.

Fluturimet rifilluan të hënën në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, pasi aeroporti ndaloi të gjitha fluturimet të dielën për shkak të stuhisë. /Telegrafi/