LAJMI I FUNDIT:

Stuhia masive shkakton përmbytje të mëdha, 9.000 vetëtima goditën Madridin vetëm për gjashtë orë

Stuhia masive shkakton përmbytje të mëdha, 9.000 vetëtima goditën Madridin vetëm për gjashtë orë

Trafiku rrugor dhe i metrosë janë çrregulluar në Madrid për shkak të përmbytjeve që kanë kthyer rrugët e kryeqytetit në lumenj për shkak të reshjeve të mëdha, thanë autoritetet lokale.

Stuhitë vonuan fluturimet dhe përmbytën tunele dhe parkingje.


Përdoruesit e mediave sociale kanë postuar foto që tregojnë se si ujë merr makinat dhe kontejnerët e mbeturinave, dhe në disa vende mund të shihen grumbuj breshëri, të cilat në disa vende ishin më të mëdha se një top pingpongu.

Pas shirave të rrëmbyeshëm, rrugët e Madridit shndërrohen në lumenj - uji merr me vete veturat
Lexo po ashtu Pas shirave të rrëmbyeshëm, rrugët e Madridit shndërrohen në lumenj - uji merr me vete veturat

Shërbimet e Urgjencës thanë se askush nuk u lëndua nga stuhia dhe se janë ndërmarrë ndërhyrje relativisht të vogla, siç është heqja e degëve nga rrugët ose në rastet e garazheve të përmbytura, bodrumeve dhe ambienteve tregtare.

Shërbimi Meteorologjik i Spanjës tha se 9,000 vetëtima u regjistruan gjatë stuhisë gjashtorëshe. /Telegrafi/