Fotografitë e rralla të 1929-1930, realizuar në malësitë e veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan, botuar në 1950 në librin “Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut...”!
Raca e shqiptarëve kishte karakteristika të atilla, që e bëri antropologun amerikan Carleton Coon të kalonte thuajse një vit udhëve të veriut të Shqipërisë.
Në fshatrat më të thella të malësisë së veriut, Coon gjeti karakteret që i duheshin për studimet e tij.
Takonte burra, gra, fëmijë e pleq. Bënte ca matje të çuditshme, që me shumë gjasa banorëve të këtyre anëve ju dukeshin jashtë mendsh. Ai studionte tiparet e portretit, flokët, gjatësinë trupore, gjymtyrët… I fotografonte thuajse të gjithë malësorët gegë që takonte.
Me aparatin e tij fiksonte portretin ballor dhe profilin. Po ashtu mbante shënime për secilin prej tyre, pas matjeve të hollësishme që ju bënte.
Në këtë udhëtim e shoqëronte një mik i afërt i tij shqiptar, të cilin e kishte punësuar si asistent. Ai quhej Stavri Frashëri.
Falë kësaj dysheje Coon-Frashëri, që qëmtonin karakteristikat e racës shqiptare maleve të veriut të Shqipërisë përgjatë vitit 1929-1930, sot kemi të dokumentuar të dhëna shumë të rëndësishme mbi antropologjinë e gegëve, të cilat së bashku me studimin e tij dhe një album me foto të zgjedhura që Carleton Coon i botoi në librin e tij “Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut”, botuar në Kembrixh më 1950.
Coon lindi në Masaçusets në vitin 1904. Studioi fillimisht për egjiptologji dhe antropologji në Universitetin e Harvardit, degë për të cilat u diplomua në vitin 1925. Në këtë drejtim ai kreu kërkime dhe punoi si asistent dhe profesor në Universitetin e Harvardit. Më tej, po në fushën e antropologjisë, ai dha mësime edhe në Universitetin e Pensilvanisë (1948-1963). Gjatë kësaj periudhe ideoi dhe realizoi edhe muzeun universitar të Filadelfias.
“Gjatë viteve 1929-1930 Carleton Coon ndodhej në Shqipëri, ku kreu një studim antropometrik mbi 1.067 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke iu matur madhësitë dhe format e trupave të tyre. Ky studim u përfundua në vitet 1946-1947 me ndihmën e komunitetit shqiptar të Bostonit”, shkruan studiuesi Robert Elsie, në prezantimin e fotografive të realizuara nga Carleton Coon.
Puna e tij kishte qenë e tepër e lodhshme, voluminoze, kërkimet të gjata, një punë që në fund duket se nuk i dha autorit frytet që ai priste. Jehona shkencore e punës kërkimore ishte e kufizuar, meqë “pas Luftë së Dytë Botërore, studime të tilla të antropologjisë fizike dhe të tipareve racore u bënë tabu apo kishin humbur interes”, sqaron studiuesi Robert Elsie, duke shtuar se interes të veçantë ngjallin fotografitë që Coon realizoi gjatë udhëtimeve nëpër dhjetë zonat e veriut shqiptar.
Përveç tyre, me mjaft interes janë edhe fotot që mblodhi e botoi nga ana e tij Stavri Frashër në librin e tij “Përmes Mirditës në dimër”, botuar në Korçë më 1930 dhe në versionin anglisht “Through Mirdite in Winter”. Me materialet fotografike të këtyre dy autorëve, studiuesi Elsie ka ndërtuar një album të veçantë, të cilin e ka promovuar në faqen e tij këto ditë, e prej nga i kemi zgjedhur edhe ne këto ekzemplarë për t’ia prezantuar lexuesit tonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFuqia dhe utopia e një “bote me besë”, fytyrë apo maskë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
XHUBLETA
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre