LAJMI I FUNDIT:

Studentja e kritikoi Ramën, e nxjerrin me dhunë nga takimi (Video)

Studentja e kritikoi Ramën, e nxjerrin me dhunë nga takimi (Video)

Studenteve gjimnazistë ekselentë, të cilët kanë zgjedhur degën e mësuesisë, kryemininistri Edi Rama preferoi t’ua jepte vetë, lajmin e mirë: Përjashtim nga tarifa e studimit dhe mbështetje financiare nga shteti në vlerën e 1 mijë dollarëve.

“Kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe një bursë vjetore prej 1.000 dollarë, e cila do të jepet muaj pas muaji dhe është një masë që do mbështesë studentët për nevojat e vitit shkollor duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta dhe me pasione e vullnete të veçanta. Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo materiale të tjera mësimore të mos kërkoni nga prindërit por t’i blini vetë”, u shpreh kryeministri.


Por, jo të gjithë e pritën me entuziazëm lajmërimin e kryeministrit, mes ekselentëve u dëgjua edhe zëri i një vajze, e cila kishte shkuar në takim për të shprehur kritikat e saj për reformën në arsim, raporton tch.

“Me siguri që është ngelse, përcilleni vajzën. Është një shfaqje e kudo ndodhur në botën e internetit”, u shpreh Rama pasi u dëgjua zëri i vajzës.

Me porosi të kryeministrit vajza u largua shpejt, ndërsa kryeministri paralajmëroi studentët ekselentë se mbështetja për ta do të vijojë për sa kohë ruajnë statusin e më të mirit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori