LAJMI I FUNDIT:

Studentja amerikane ishte shumë e gëzuar, por nuk mundi të duronte pa ia treguar lajmin edhe gjyshit të saj në karantinë

Studentja amerikane ishte shumë e gëzuar, por nuk mundi të duronte pa ia treguar lajmin edhe gjyshit të saj në karantinë

Kur studentja e infermierisë Carly Boyd u fejua gjatë fundjavës, ajo u gëzua shumë.

Ajo, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, menjëherë u tha miqve dhe familjes së saj, por nuk mund t’ia tregonte unazën e saj një personi të veçantë: gjyshit të saj.


Kjo pasi që ai, si miliona banorë të tjerë që jetojnë në shtëpi pleqsh, ka qenë i mbërthyer brenda, pa qenë në gjendje të ftojë dikë brenda, për shkak të coronavirusit.

“Unë me të vërtetë doja të isha në gjendje t’i tregoja gjyshit tim dhe ai nuk ka asnjë telefon atje ku ai të ketë qasje”, tha Boyd. “Unë thjesht doja të bëja një përpjekje për t’i thënë”.

Kështu, me ndihmën e stafit në Premier Living and Rehab Center në Lake Waccamaw, North Carolina, Boyd doli kah dritarja e dhomës së gjumit, ia tregoi unazën e saj dhe e ndau këtë moment të ëmbël me gjyshin e saj.

“Ishte shumë e veçantë”, tha Boyd. “Unë vetëm vura dorën time në dritare, dhe ai e vendosi të veten gjithashtu. Unë thjesht i thashë që e dua atë, dhe ai tha: Edhe unë të dua ty, dhe shpresoj të të shoh së shpejti”.

Boyd do të martohet vitin e ardhshëm, sipas KOLD, dhe ajo shpreson që gjyshi i saj të jetë aty për ta parë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Rakuni ndërpret ndeshjen e futbollit në SHBA

Rakuni ndërpret ndeshjen e futbollit në SHBA

Fun
Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Interesante
Kalo në kategori