Janë duke i mbledhur përmes internetit fotografitë e studentëve të Britanisë së Madhe, në përpjekje që të gjendet fituesi për banesën më të papastër.

Duke pasur parasysh se shumë prej tyre, ndajnë përmes rrjeteve sociale papastërtinë në të cilën jetojnë, është menduar që të zgjidhet edhe ai që e bën më së miri, transmeton Telegrafi.


Studentët konkurrojnë për banesën më të papastër foto 2 Zgjidhet banesa më e papastër e studentëve

Shumica prej fotografive janë bërë nga bashkëbanuesit apo prindërit, në përpjekje që t’i turpërojë studentët për këto veprime.

Studentët konkurrojnë për banesën më të papastër foto 3 Kuzhina përplot me enë të palara

Por, ka raste kur vijuesit e fakultetit i kanë postuar vet, që të tregojnë se janë duke mësuar dhe nuk kanë kohë për pastrim dhe vendosje të rregullit në banesë.

Studentët konkurrojnë për banesën më të papastër foto 4 Dhoma e parregulluar shkaku i angazhimeve rreth shkollës

Enë të palara, ushqime gjysmë të ngrëna, plehra të shpërndara dhe shumë papastërti, kryesojnë në këto imazhe, që nuk po pëlqehen.

Studentët konkurrojnë për banesën më të papastër foto 5 Grumbulli i kutive të pa hedhura

“Nuk janë vetëm mësimet, por duhet të jenë edhe shprehitë e shëndosha siç është pastrimi. Këto e përbëjnë një njeri normal”, është një koment.

Studentët konkurrojnë për banesën më të papastër foto 6 Tjetër banesë e papastër në konkurrencë

Në anën tjetër, po vazhdon dërgimi i fotografive si dhe votimi, për atë që nuk e ka pastruar banesën për një kohë të gjatë. /Telegrafi/