LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UNIVERSUM përfitojnë bursa studimi nga Fondacioni “Anne & Erion Hasa”

Studentët e UNIVERSUM përfitojnë bursa studimi nga Fondacioni “Anne & Erion Hasa”

Studentët e UNI-Universum International College në kuadër të lëndës “Community Service” në formë vullnetare po angazhohen në projekte reale në të mirë të komunitetit. Pas realizimit me sukses të këtyre projekteve, dhe me qëllim që ti ndihmojnë studentët në arritjen e potencialit të tyre të plotë dhe ti përkrahin në vazhdimin e realizimit të iniciativave të tilla, Fondacioni “Anne & Erion Hasa” për të dytin vit me radhë ka ndarë bursa studimi për studentet e UNI-Universum International College.

Përfitues të bursave kësaj radhe ishin studentet Rinesa Derguti, Elmedina Bytyqi dhe Ermira Meliqi.

Fondacioni “Anne & Erion Hasa” është themeluar në vitin 2021. Një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në fokusin e këtij fondacioni zë mbështetja e të rinjëve në shkollim. Të bindur se arsimimi i gjeneratave të reja ndikon direkt në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimin e vendit, fondacioni po zhvillon një aktivitet intensiv në këtë drejtim.

Për më shumë informata rreth projekteve të tilla kontakto në info@universum-ks.org, ndiqni faqen në  facebookinstagram apo telefononi në +383 44 144 062.