Në Prishtinë është duke u mbajtur edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtarë të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Si çdo vit, edhe kësaj radhe ky seminar ka për qëllim mbledhjen e studiuesve dhe studentëve nga e gjithë bota, për tu njohur nga afër me botën shqiptare.
Profesoresha e kurseve për gjuhë nga Shqipëria si dhe zëvendësdekanja e Fakultetit Filologjik dhe të Historisë, Elsa Skënderi tha për Telegrafin se numri i pjesëmarrësve këtë vit në seminar është rritur.
“Nëse i referohemi numrit të pjesëmarrësve sivjet jemi shumë të kënaqur që është rritur numri ndjeshëm. Kemi mbi 100 seminaristë të niveleve të ndryshme të cilët e mësojnë nga fillimi ose i çojnë në një nivel më tutje njohuritë për gjuhën shqipe. Mirëpo nuk duhet harruar që kurset nuk janë vetëm për të mësuar gjuhën shqipe, por diskutohen dhe trajtohen tema që lidhen me botën shqiptare, me letërsinë, kulturën, etj”, tha ajo.

Skënderi ndër të tjera tha se interesimi më i madh për të mësuar gjuhën shqipe, vjen nga pjesëmarrësit e vendeve evropiane.
“Interesimi më i madh i pjesëmarrësve për të mësuar gjuhën shqipe është nga vendet e rajonit. As këtë vit nuk ka aq pjesëmarrës nga vende të largëta që do të përbënte surprizë për ne. Pra, janë nga vendet evropiane ”, ka treguar ajo.
Ndërkaq, në grupin e profesoreshës Skenderi për mësimin e gjuhës shqipe ka edhe pjesëmarrës nga Serbia. Ajo thotë se të njëjtit kanë një nivel të avancuar të gjuhës shqipe.
“Sa u takon pjesëmarrësve nga Serbia, këtë vit ka një numër të konsiderueshëm. Në grupin tim në nivelin e avancuar janë pesë studentë serbë të cilët kanë një shqipe me të vërtetë shumë të mirë. Ajo që ndryshon këtë vit në seminar është atmosfera në qytet. Prishtina e donë me të vërtetë seminarin dhe e ruan me një fanatizëm nëse mund të themi”, ka përfunduar Skënderi.
Jakob Drogovski nga Polonia tha për Telegrafin, se është hera e parë që e viziton Prishtinën dhe ka përshtypje shumë të mira për njerëzit në Kosovë.
“Unë vij nga Polonia dhe kjo është vizita ime e parë në Kosovë. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe duken të lumtur. Përshtypjet e mija janë pozitive për shqiptarët dhe kosovarët, e po ashtu edhe për njerëzit në Ballkan në përgjithësi”, tha ai.

Jakobi gjatë këtyre ditëve në Kosovë kishte mësuar disa fjalë në gjuhën shqipe.
“Në gjuhën shqipe kam mësuar disa fjalë të reja kohët e fundit si, udhëkryq, barnatore…”, tha ai.

“Kompozimi si mënyrë e fjalëformimit në qasje kroslinguistike”, ishte ligjërata që u mbajt nga profesori universitar Rrahman Paçarizi. Mirëpo që e njëjta nuk filloi në kohën kur ishte e përcaktuar për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.Ndryshe, seminari ka filluar nga 15 gushti në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe do të mbahet deri më 26 gusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë