LAJMI I FUNDIT:

Studentë të ekologjisë në UP monitorojnë hulumtimet për breshkat detare në Shqipëri (Foto)

Studentë të ekologjisë në UP monitorojnë hulumtimet për breshkat detare në Shqipëri (Foto)

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Qendrës për studimin dhe ndihmën e parë për breshkat detare në Patok të Shqipërisë dhe Fakultetit të shkencave matematikore natyrore të UP-së, studentë të ekologjisë të Universitetit të Prishtinës kanë ndjekur nga afër hulumtimet dhe punën praktike që bëhet me breshkat detare por që hasen në grykëderdhjet e lumenjve Drin dhe Mat në detin Adriatik.

Breshkat detare konsiderohen si krijesat më antike në Tokë, prandaj është shumë me rëndësi kërkimi shkencor dhe ruajtja e tyre, raporton Veriu.info.


Në këtë aktivitet që u organizua me rastin e Ditës së biodiversitetit, studentë e UP-së, nga drejtuesit e kësaj qendre profesori Idriz Haxhiaj, herpetologu më i njohur shqiptar, si dhe Vilma Piroli, specialiste për kujdesin ndaj breshkave, përveç shpjegimeve për biologjinë dhe ekologjinë e breshkave detare që janë prezentë në Zonën në fjalë, kanë bërë edhe lëshimin në det të hapur të një breshke të kapur më parë në brigjet e Adriatikut në atë zonë, dhe të markuar me shenjën Albania.

Profesoresha në departamentin e biologjisë në FSHMN të UP-së në Prishtinë, Linda Grapci-Kotori, e cila në aktivitet ishte bashkë edhe me profesorët e shumë gjeneratave të biologëve në Kosovë, Esat Hoxha dhe Esat Dauti, thotë se përveç punës praktike që bëhet me studentë, me bashkëpunimin me këtë qendër studentët kishin rastin të njihen me punën praktike dhe kërkimore që bëhet aty.

Ndërsa Alban Hyseni, asistent në Fakultetin e Shkencave të natyrës, thotë se ky ka qenë bashkëpunimi i parë mes FSHMN-së në Prishtinë dhe kësaj qendre, e që synojnë që tani e tutje të jet i rregullt.

Edhe studentët e ekologjisë janë shprehur të kënaqur nga puna praktike me punën praktike që është bërë në atë qendër. Studenti Selim Misini,  shprehet i impresionuar me përvojën që studentët patën për të mësuar për ekologjinë e breshkave detare. Në tri vitet e studimit në UP, ai thotë se kjo ka qenë përvoja më e mirë që ka bërë në punë praktike në terren.

Sot breshkat detare konsiderohen si krijesat më antike në Tokë, duke u bazuar në faktin e ekzistimit të tyre qysh para 110 milion vitesh (Qysh nga koha e Dinosaureve).

Që nga ajo kohë e deri më sot ekzistojnë 7 lloje prej 210 llojeve të cilat mendohet që kanë ekzistuar.

Këto 7 lloje mes veti karakterizohen me veçori specifike duke filluar nga madhësia, aftësia riprodhuese si dhe jetëgjatësia.

Kuriozitet:

‘Kemp’s ridley’ si breshka detare me e vogël me gjatësi 0.763 cm dhe me peshe 36-45 kg

Leatherback ose ndryshe breshka kurriz-lëkurore si breshka detare me e madhe me gjatësi 1.8 m dhe peshe afro 900 kg.

Jetëgjatësia e breshkave detare gjithashtu është karakteristike për llojin e caktuar duke variuar nga mbi 90 vite për disa lloje e deri mbi 300 vite.

Ajo që i karakterizon breshkat detare është determinimi i  gjinisë së vezëve të ardhshme të cilat do të japin pasardhës. Gjinia tek këta organizma përcaktohet nga temperatura e bregut në të cilën kanë kaluar folenizimin.

Kështu temperaturat mbi 30 gradë celzius japin individët femëror, përderisa temperaturat nën 30 gradë Celsuis, japin individ mashkullor.

Breshkat detare janë të përhapura edhe në Shqipëri, ku me e përhapura është lloji Careta careta (Loggerhead) e Zakonshmja e detit. Llojet tjera janë pak të përhapura si Chelonia mydas (Green turtle) ose Breshka e gjelbër. /Veriu.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori