LAJMI I FUNDIT:

Strugë-Ohër, plazhet ilegale, përgjegjësi nga zyrtarët komunal

Strugë-Ohër, plazhet ilegale, përgjegjësi nga zyrtarët komunal

Komisioni kundër korrupsionit është në pritje të një raporti nga Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, nëse koncesionarët në plazhet e Ohrit dhe Strugës janë duke punuar ilegalisht. Përkatësisht, pronarëve të plazheve të Ohrit iu kanë skaduar koncesionet në vitin 2018, ndërsa në Strugë që në vitin 2016. Prandaj, antikorrupsioni do të marrë në konsideratë se cilët zyrtarë komunal janë përgjegjës për atë pse i lënë koncesionarët me vite të punojnë në këtë mënyrë.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i ka dërguar një letër Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit, një institucion përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të koncesionit në plazhet e Ohrit dhe Strugës. Vetëm pas kësaj ne do t’i mbledhim të gjitha dokumentet dhe të shohim se kush është përgjegjës për atë, që po punojnë koncesionarët në plazhe me kontrata të skaduara, pastaj do të shohim se çfarë mase do të ndërmarrim”-tha Goran Tërpenoski, Komisioni Antikorrupsion.

Masa përfundimtare gjithashtu mund të jetë fillimi i nismës për përgjegjësi penale për ata që janë përgjegjës. Ndërkohë, kontrollin që e bëri kohë më parë Komisioni Kombëtar i UNESCO-s, në plazhet e Strugës, ka gjetur një seri lëshimesh. Shumë platforma hyjnë brenda në liqen.

“Disa ndërtime muri në liqen, ndoshta janë bërë pa dokumentacionin e duhur. Ajo që ne e konsideruam të domosdoshme për t’u hequr, nga kryetari i bashkisë morëm garanci se do të hiqet … “-pohoi Zoran Pavlov-kryetar i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s

Por, deri më tani fotografia nga terreni tregon se asgjë nuk është bërë pas rekomandimeve të komisionit. Alsat pyeti në komunën e Strugës çfarë do të bënin me plazhet në territorin e tyre, nëse dhe kur do të publikoheshin shpalljet e reja për koncesion, dhe nëse do të vepronin sipas vërejtjeve të komisionit të UNESCO-s, por nuk morëm përgjigje. Komuna e Ohrit tashmë ka ngritur padi kundër katër koncesionerëve për marrjen e tokës pa bazë. Ndërkohë, njoftimi i pushtetit qendror në fillim të marsit se do të hiqte kompetencat e Ohrit dhe Strugës, dhe se ata do t’i japin plazhe nën koncesion ende nuk është realizuar./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori