Struga Trim Lum merr Shaban Zenkun nga Borussia Mönchengladbach

Kampionët në fuqi të Superligës së Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kanë transferuar talentin shqiptar, Shaban Zenkun, i cili është i dalur nga shkolla e skuadrës së njohur, Borusia Menhegledbah.
19 vjeçari me liderët aktual ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.
“Jam i lumtur që bëhem pjesë e skuadrës së Strugës, kampione në fuqi dhe lidere e renditjes. Besoj të ndihmoj skuadrën të arsyetoj besimin. Edhe përkundër ofertave të shumta, unë zgjodha Struga Trim Lum, kjo për shkak epitetit të kampionit, seriozitetit dhe udhëheqësisë së kësaj skuadre, për të cilën kam dëgjuar vetëm fjalë pozitive” ka thënë Zenku.
Shaban Zenku është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë, duke zhvilluar 7 ndeshje me gjeneratën U19, ku edhe ka realizuar 3 gola, ndërsa i njëjti tashmë pret edhe ftesë nga përfaqësuesja U21 e Dragan Kanatllarovskit. /Telegrafi/





















































