LAJMI I FUNDIT:

Stresi shan dhe ofendon kolegët nga Kosova që nuk iu bashkuan protestës për Klodian Rashën

Stresi shan dhe ofendon kolegët nga Kosova që nuk iu bashkuan protestës për Klodian Rashën

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka prej sa ditësh që proteston vazhdimisht për vrasjen e Klodian Rashës, që ndodhi ditë më parë nga efektivët e policisë në Tiranë.

Ai ka ngritur zërin si shumë shqiptarë të tjerë për atë se si Policia e Shtetit duhet të ndërrojë qasje ndaj personave që duan të arrestojnë.

Së fundmi, Stresi, ka kritikuar edhe kolegët e tij të shumtë nga Kosova, duke thënë se një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë ngritur zërin për këtë çështje.


View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)

Në një video të shpërndarë me ndjekësit e tij në InstaStory, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, thotë se ka protestuar dhe shpërndarë në rrjetet e tij sociale çdo ngjarje të ngjashme që ka ndodhur në Kosovës, e që i është dukur e padrejtë.

Ai gjithashtu nuk i ka kursyer as të sharat dhe tonin e ashpër ndaj kolegëve nga Kosova, të cilëve u ka thënë se edhe po të mos mund të vinin fizikisht në protestë, do të duhej të postonin diçka në lidhje me ngjarje, duke shfrytëzuar kështu influencën e tyre në rrjetet sociale.

“80 për qind të estradës së Kosovës i kam shumë xhan. Unë jam i pari artist shqiptar që kam protestu kundër padrejtësive në Kosovë, e kam publiku për të gjitha shkeljet që ka pasur në Kosovë. Ju bëj thirrje kolegëve të mi, nuk po ju thërrasim me ardhë me protestu, por të paktën postoni. Neve janë kah na e vrasin vëllain tonë, në shtëpinë tonë, jua q**** motrat dhe ju nuk e postoni. Phu ju q**** gjakun”, thotë reperi shqiptar përgjatë videos. /Telegrafi/

(Videoja përmban fjalor të papërshtatshëm, ndaj nuk preferohet për lexuesit nën moshën 18 vjeçare):

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori