Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të aplikojë një qasje të re për të adresuar sfidat aktuale dhe për të vendosur themelin për një të ardhme të sektorit të energjisë të vendit, e cila gjithnjë e më shumë po përpiqet të ofrojë siguri të furnizimit me energji elektrike, energji të pastër, efiçiencë të energjisë, dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve e përkrahje për grupet e cenueshme.
Kështu ka thënë të martën ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031.
Rizvanolli tha se në tri vitet e ardhshme do të arrihet kapaciteti deri në 500 megavatë të energjisë së ripërtëritshme, duke i shtuar kapacitetet e energjisë diellore.
“Për herë të parë, strategjia jonë e energjisë parasheh targete tejet ambicioze për sa i përket shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, dhe gjatë tri viteve të ardhshme do të arrijmë kapacitete prodhuese prej 500 megavat të energjisë së ripërtëritshme. Kjo do të arrihet duke shtuar kapacitetet e energjisë diellore, që do të thotë se në vitin 2025 do të kemi dy herë më shumë të kapaciteteve të burimeve të ripërtritshme të energjisë, krahasuar me ato që i kemi pasur gjatë vitit 2021”, tha ajo.
Sipas saj, deri në vitin 2031 do të arrijnë 1400 megavat nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme, duke ndërtuar kapacitetet e reja të erës dhe diellore.
“Integrimi i këtyre burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rrjet do të mundësohet falë baterive në kapacitet prej së paku 170 megavat ose 340 megavat orë rezerva. Deri në vitin 2031 synojmë që së paku 35 për qind e konsumit të energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa ndotjen nga termocentralet ta ulim për së paku 32 përq ind”, theksoi Rizvanolli.
Ministrja më tej potencoi se kjo strategji paraqet rrugën e re nëpër të cilën Kosova do të ecë për ta bërë sistemin energjetik më të pastër, më të besueshëm e më të decentralizuar.
Madje, sipas saj në këtë draft-strategji janë dhënë edhe zgjidhje të reja për rivitalizimin e njësive të TC “Kosova A”.
“Siguria e furnizimit do të përforcohet duke investuar për t’i bërë kapacitetet tona ekzistuese më të besueshme, por edhe më miqësore për ambientin. Në TC ‘Kosova B” do të bëhen investime për të arritur efiçiencën dhe për të ulur ndotjen.
Një njësi e TC ‘Kosova A’ do të rivitalizohet, për këtë procedurat do të fillojnë sa më shpejt që është e mundur dhe përderisa ky investim është duke u realizuar, do të merret vendimi sa i përket rivitalizimit të një njësie tjetër të këtij termocentrali”, tha ajo.
Sipas saj, do të punohet intensivisht për të ndërtuar kapacitete të reja me burime të ripërtëritshme të energjisë nga dielli dhe nga era, në mënyrë që nga viti 2028 njësitë e rivitalizuara të “Kosovës A” të kenë nevojë të punojnë vetëm gjatë muajve të dimrit kur kërkesa për energji elektrike të rritet për shkak të nevojës për ngrohje”, theksoi Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomisë, tha po ashtu se integrimi i tregut me Republikën e Shqipërisë është prioritet për Kosovën.
“Integrimi i tregut me Shqipërinë është prioritet i lartë dhe veçanërisht i rëndësishëm për shtetin tonë. Hapi i parë në këtë drejtim do të jetë funksionimi i plotë i bursës shqiptare të energjisë Alpex, gjë që pritet që nga fillimi i vitit 2023.
Qeveria jonë është po ashtu e përkushtuar të rrisë planifikimin e përbashkët në sistemin energjetik me Shqipërinë, me bashkë investim në termocentralin me gaz natyror për qëllim të mbulimit të kërkesës bazë ose për fleksibilitet të sistemit në Shqipëri, por edhe në Maqedoni Veriore dhe në Greqi, ku do të shqyrtohen me qëllim të ndërtimit gjatë viteve në vijim.
Qeveria është e përkushtuar që transformimi i sektorit energjetik të bëhet duke pasur drejtësi sociale. Për herë të parë, qytetarët e Kosovës do të vendosen në qendër të së ardhmes energjetike, duke u siguruar që ata të kenë qasje në energji me kosto të përballueshme”, theksoi ajo.
Objektiv strategjik sipas kësaj draft strategjie mbetet dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtëritshme. Derisa analiza teknike e këtij drafti është bërë nga një grup i ekspertëve të pavarur. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Bookfesti zbarkon në Albi Mall në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/477088021_18492110260056664_6408185187284724148_n-780x439.jpg)
Bookfesti zbarkon në Albi Mall në Gjilan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe