Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2016-2025 është një dokument sintetizues i gjitha përpjekjeve dhe aktiviteteve për ta ndryshuar sektorin e energjisë, transformuar dhe modernizuar atë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me rastin e prezantimit të kësaj Strategjie, që përbën një prej obligimeve që hyn në kuadër të mandatit të MZHE-së.
Kreu i MZHE-së tha se Strategjia e Energjisë, bazuar në analizën e problematikave që ka sektori i energjisë, nevojave për energji si dhe potencialit të saj për të arritur qëllimin e sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji për periudhën dhjetëvjeçare, ka përcaktuar pesë objektiva strategjike:
“Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike dhe me kapacitete të nevojshme për një sistem stabil të energjisë elektrike, Integrimi në Tregun Rajonal të Energjisë, Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja, Zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror, Përmirësimi i shfrytëzimit me efiçiencë të energjisë, burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mjedisit sipas kërkesave të Traktatit për Themelimin e Komunitetit të Energjisë dhe MSA‐së”.
Sipas tij, për realizimin e objektivave strategjike, janë bërë analiza të bazuara në një sërë faktorësh që ndikojnë në sektorin e energjisë siç janë:
1. Parashikimi i kërkesës bazuar në parashikimin e rritjes ekonomike sipas Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016‐2021 dhe Programit të Reformave Ekonomike;
2. Masat për reduktimin e humbjeve teknike dhe komerciale në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike;
3. Ndikimin e zgjerimit të rrjetit të sistemeve të energjisë termike, në kërkesat për energji elektrike;
4. Përdorimin e burimeve të ripëtëritshme;
5. Masat e efiçiencës së energjisë, 6. integrimin e tregut etj. Ruajtja e mjedisit është komponentë shoqëruese e të gjitha masave për arritjen e objektivave strategjike.
“Për arritjen e secilit objektiv janë rekomanduar edhe politikat dhe masat që janë vlerësuar më të përshtatshme për arritjen e qëllimit themelor : Krijimi i kushteve për sigurimin e furnizimit të besueshëm, cilësor dhe të sigurt me energji, nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse, të afta për përballimin pa probleme të kërkesave në rritje për energji”, tha Ministri Stavileci.
Ai më tej nënvizoi se dokumenti ka pasur në konsideratë diversitetin e burimeve, aftësinë blerëse të konsumatorëve, përdorimin me efiçiencë të energjisë, shfrytëzimin maksimal të burimeve të energjisë së ripëtëritshme, mos dëmtimin e mjedisit gjatë aktiviteteve energjetike dhe konkurrencën e lirë.
“Në këtë draft të Strategjisë janë dhënë edhe skenarët sipas të cilëve mendojmë të arrijmë objektivat e lart përmendura. Nëse e përkthejmë në gjuhën e projekteve konkrete, si projekte që mbajnë boshtin e kësaj Strategjie, janë projekti i “ TC Kosova e Re”, rehabilitimi i “TC Kosova B”, dhe potenciali gjenerues nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë si dhe zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë”, tha Stavileci.
I pari i MZHE-së, sqaroi se drafti i Strategjisë shoqërohet edhe me shtojca që i japin përdoruesit një pasqyrë të detajizuar, qoftë të gjendjes së sektorit apo edhe të detajeve të analizave të zhvilluara për kërkesat për energji, adekuaci të sistemit elektroenergjetik, burime të riperteritshme të energjisë, ngrohjes qendrore, gazit natyror, efiçiencës së energjisë.
Ndryshe, Drafti i Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës 2016‐2025 është përgatitur sipas kërkesave ligjore në fuqi nga një ekip i përbërë nga ministritë, agjencitë dhe operatorët e sistemeve me koordinimin e MZHE‐së, si përgjegjëse për përgatitjen e dokumentit, ndërsa më pas është vënë në diskutim publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi