Tre javë më parë, vetëm disa ditë pasi u zgjodh zyrtarisht si kandidate për presidente e demokratëve, Kamala Harris ishte nën presion të madh – ajo ende nuk e kishte dhënë intervistën e parë televizive.
“Kam biseduar me ekipin tim”, tha ajo para gazetarëve në pistën e aeroportit në Detroit. “Unë dua që ne të realizojmë një intervistë para fundit të muajit”, shtoi ajo.
Në orët e para të ditës së premte (sipas kohës sonë lokale), Harris do ta përmbushë premtimin, ku do të paraqitet në CNN – intervistën e saj të parë të madhe, shkruan bbc.
Por, Harris nuk do të jetë aty vetëm. Zëvendëspresidentes do t’i bashkohet kandidati i saj për zëvendëspresident, guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, në paraqitjen televizive, e cila do të transmetohet sot në orën 21:00 (sipas kohës lokale amerikane).
Por, vendimi për të bërë një paraqitje të përbashkët televizive mund të ushqejë gjithashtu kritikat se ajo nuk është e aftë të paraqitet vetëm para popullit.
“Unë mendoj se është tepër e dobët, salcë e dobët, të paraqitesh me kandidatin tënd”, tha Scott Jennings, ish-asistente speciale e ish-presidentit amerikan, George W Bush, në CNN, duke shtuar se Harris ka “mungesë vetë besimi” rreth aftësive politike.
Por, mbështetësit e 59-vjeçares këmbëngulin se duke pasur parasysh natyrën e paprecedentë të kandidaturës së saj pas largimit të papritur të presidentit amerikan, Joe Biden nga gara, ajo po i merr gjërat me një ritëm të zgjuar.
“Për mendimin tim, ritmi ka qenë i duhuri”, tha Peter Giangreco, një strateg demokrat me bazë në Chicago.
“Fitoni nominimin, zgjidhni kandidatin tuaj, paraqisni planin tuaj ekonomik, bëni konventën dhe tani bëni disa intervista dhe amplifikoni atë”, shtoi ai.
Intervistat e përbashkëta që paraqesin të dy anëtarët e një bilete presidenciale nuk janë të pazakonta, transmeton Telegrafi.
Barack Obama dhe Joe Biden u ulën për një intervistë 60 minutëshe pasi Biden u zgjodh si kandidat për zëvendëspresident në vitin 2008. Tetë vjet më vonë, Hillary Clinton dhe kandidati i saj, Tim Kaine bënë të njëjtën gjë. Për Harrisin dhe Bidenin në vitin 2020, ata zgjodhën 20/20 të ABC-së. Dhe më pak se një javë pasi Trumpi e zgjodhri JD Vance si kandidatin e tij për zëvendëspresident, dyshja u intervistuan së bashku në FOX News.
Por, që kur Biden ia kaloi pishtarin në fund të muajit të kaluar, Harris e ka kufizuar pjesën më të madhe të angazhimit me shtypin në mjedise shumë të kontrolluara. Intervistën e fundit zyrtare e ka dhënë më 24 qershor, më shumë se dy muaj dhe një jetë politike më parë.
Ndërveprimet e saj të herëpashershme me gazetarët – përgjigje të shkurtra gjatë rrugës për në dhe nga ngjarjet e fushatës së saj – kanë shuar pretendimet e republikanëve se ajo po shmang çdo mundësi për tu intervsituar.
Kritikat më të ashpra vijnë nga kundërshtarët republikanë, ku të dy kanë dhënë disa intervista muajin e kaluar.
“Ajo nuk është aq e zgjuar sa të bëjë një konferencë shtypi”, tha Trump për mediat në fillim të muajit gusht dhe shtoi se “Harris nuk do të bëjë intervista me njerëz miqësorë sepse nuk mund t’ia kalojë Bidenit”.
Kandidatja demokrate po lëvizë si një uragan që kur hyri në garë. Tani, pas prezantimit të saj të vrullshëm tek votuesit amerikanë, ajo duhet ta “përforcojë” atë energji, tha strategu republikan dhe kritiku i Trumpit, Chip Felkel.
“Ajo duhet të intervistohet”, tha ai. “Ajo duhet të tregojë se mund të mendojë nën presion, sepse kjo është pjesë e asaj që presidenti duhet të bëjë”, shtoi Felkel.
Duke bërë një intervistë të përbashkët, fushata e Harrisit mund të ketë llogaritur se presioni – dhe pyetjet e vështira – të paktën do të ndahen mes tyre. Por, tregon se të dy janë në sinkron.
Giangreco, strategu demokrat, parashikoi se Harris dhe Walz do të përpiqen ta kthejnë fokusin në planin e tyre ekonomik, agjendën për të ulur koston e jetesës dhe për të ofruar siguri ekonomike që ajo e zbuloi për herë të parë në një tubim në Raleigh, Karolina e Veriut, dy javë më parë.
Giangreco gjithashtu vuri në dukje një përfitim tjetër të mundshëm të një interviste të përbashkët: nxjerrjen e një kontrasti midis Walzit dhe homologut të tij republikan, JD Vance, të cilin ai e ka etiketuar si “të çuditshëm”.
Megjithatë, ndikimi i vërtetë i intervistës së Harrisit dhe Walzit nuk do të dihet derisa të kryhet.
Trashëgimia e Harrisit me intervistat me presion të lartë është e përzier.
Në një intervistë të vitit 2021 me Lester Holt të NBC-së, në të cilën ajo u ngatërrua me pyetjet rreth rolit të saj në politikën e administratës për kufirin, u konsiderua gjerësisht si një dështim.
Por, në një paraqitje më të fundit, ballë për ballë me Anderson Cooper të CNN-it, në të cilën ajo mbrojti performancën katastrofike të debatit të Bidenit, Harris dukej e qetë dhe e sigurt në atë se çfarë thoshte.
Nëse ky intervistim i përbashkët në CNN, me shumë rëndësi, bie në kategorinë e dytë, atëherë fushata e Harrisit do të shpresojë që shumica e kritikave do të zhduken, tha Felkel, strategu republikan.
“Ata thjesht duhet të jenë në gjendje të thonë ‘Shihni, ne ju thamë’”, tha ai. “Dhe pastaj të vazhdojnë përpara”, përfundoi strategu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-18-780x439.png)
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën
![Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-14-e1739715530231-780x439.jpeg)
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
![Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-144-780x439.jpg)
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë
![Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-146-780x439.jpg)
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë
![Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-150-780x439.jpg)
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë