LAJMI I FUNDIT:

‘Strasburgu nuk ka pasur raste për abolim si ky i Maqedonisë’

‘Strasburgu nuk ka pasur raste për abolim si ky i Maqedonisë’

Gjykatësja e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Marijana Llazarova – Trajkovska në lidhje me vendimin kontrovers të presidentit Gjorge Ivanov, të cilin e solli më 12 prill të këtij viti, ku fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre, vlerëson se bëhet fjalë për rast jo të zakonshëm, sepse është gjeneral dhe ka përfshirë një grup njerëzish, transmeton Portalb.

Gjykatësja evropiane, Llazarova – Trajkovska, thotë që në Gjykatën e Strasburgut nuk ka pasur rast të këtillë si ky i faljes së Ivanovit. Ajo përmend disa rasti si ai “Kaukaris” kundër Qipros, megjithatë ato lëndë i kanë diskutuar në statusin e viktimës, gjegjësisht personat që kanë qenë të gjykuar me burg të përjetshëm pa të drejtë faljeje.

“Këtu bëhet fjalë për tjetër situatë. Atje nuk kemi pasur kësi rasti lidhur me falje”, shton Llazarova – Trajkovska, duke shtuar se në Gjykatën e Strasburgut madje nuk ka pasur as lëndë të ngjashme si kjo e faljes së presidentit Ivanov.


Sipas gjykatëses, situata te ne është me ndryshme sepse këtu ka mjaft elemente për diskutim dhe shpesh përzihen termet, abolim, amnisti dhe falje. Ajo shpjegon se në rastin në Maqedoni bëhet fjalë për grup të madh të cilët kanë qenë në procedurë paraprake, hetimore dhe vetëm një është i dënuar me procedurë në fuqi, i cili është i vetmi i falur,.

“Abolimet apo faljet nuk janë të thjeshta për të vepruar presidenti në sisteme presidenciale. Do ta kisha përmendur presidentin e Republikës Jugoafrikane kundër Hukom-it, për të cilin ka diskutuar Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, në këtë rast bëhet fjalë për çështje tjetër, ku presidenti Nelson Mandela ka falur grup grash që kanë qenë nëna të fëmijëve të mitur dhe në këtë rast Gjykata ka diskutuar nga aspekti i diskriminimit”, thotë gjykatësja evropiane Llazarova – Trajkovska, në një intervistë për gazetën “Utrinski”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori