LAJMI I FUNDIT:

Strakosha drejt largimit nga Brentford, kërkohet nga gjiganti grek dhe dy skuadrat e mëdha italiane

Strakosha drejt largimit nga Brentford, kërkohet nga gjiganti grek dhe dy skuadrat e mëdha italiane

Thomas Strakosha do të largohet nga skuadra angleze Brentford gjatë afatit kalimtar veror.

Portieri shqiptar ka dy vite pjesë e Brentfordit, por pa arritur të jetë titullar dhe për këtë ka vendosur të largohet.

Ofertat për Strakoshën nuk mungojnë, pasi portieri shqiptar mund të bëjë dy rikthime, në kampionatin italian Serie A ose në Superligën e Greqisë.


Sipas Kicker, Strakosha ka rënë dakord për gjithçka me nënkampionin grek AEK dhe është vetëm në pritje të konfirmimit se do të transferohet në klub që është edhe në qytetin e lindjes së Strakoshës.

Strakosha ka lindur në Athinë në vitin 1995 dhe ai ka edhe pasaportë greke përveç asaj shqiptare.

Në dy vitet e lojës për Brentford, ai arriti vetëm gjashtë ndeshje, nga të cilat vetëm dy ishin në Ligën Premier. Për Lazion nga viti 2015 deri në vitin 2022, ai luajti 208 ndeshje, shënoi 247 gola dhe përfundoi 62 ndeshje pa top në rrjetë.

Megjithatë përveç gjigantit grek AEK Athens, në garë për portierin shqiptar janë edhe dy klubet e mëdha italiane Lazio dhe Fiorentina, megjithatë grekët janë në përparësi për t’i siguruar shërbimet e portierit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori