Stormzy është në përgatitje të këngës së parë në gati dy vjet.

Një numër emrash të mëdhenj do të luajnë në videon e këngës së tij të rikthimit, të cilën ai po e xhiron në Londër këtë javë.


"Stormzy po i bën gjithçka për projektin e tij të ri dhe ai ka thirrur të gjithë që njeh të përfshihen. Ai është në kontakt me Emilia Clarke, Lewis Hamilton, Louis Theroux dhe Jonathan Ross si dhe David Beckham dhe Gordon Ramsay", tha një burim, shkruan The Sun.

279475633 1144065306138187 2536068939756848410 n Foto: Getty

"Xhirimet nisën dje dhe do të zhvillohen gjatë gjithë javës, kështu që fansat duhet t'i mbajnë sytë hapur. Një pjesë e klipit është filmuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve", tha tutje i njëjti burim.

279467690 367518518753344 7781786377484582403 n Foto: Getty

"Do të jetë një spektakël i vërtetë. Është një mundësi e mrekullueshme që ata të bashkëpunojnë me të dhe vetëm nëse oraret e tyre përputhen për të mund të funksiononte".

Albumi më i fundit i Stormzyt, “Heavy Is The Head” i 2019-ës, u rendit në pozitat e para ashtu si kënga e tij debutuese “Gang Signs & Prayer” - duke mposhtur albumin e dytë të Harry Styles “Fine Line”.

279295144 1012868402671173 6721400584119092150 n Foto: Getty

Stormzy më parë ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj duke përfshirë Ed Sheeran, J Hus dhe Wretch 32. /Telegrafi/

279409980 532038488319597 8092048162362990151 n Foto: Getty