Në ditën e 14-të të gjykimit të Donald Trumpit për dhënie të ryshfetit prej 130 mijë dollarësh, aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels ka folur në cilësinë e dëshmitares në lidhje me marrëdhënien e mëparshme seksuale me ish-presidentin amerikan.
Kandidati aktual për president të SHBA-së ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Danielsin në vitin 2016.
Daniels, tani 45 vjeçare, ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje që kur akuzat ndaj Trumpit u bënë publike, por ajo nuk ka frikë të përballet me të në gjykatë.
Ajo ka deklaruar për mediat se aktakuza ndaj Trumpi ishte “monumentale dhe epike”.
Por ajo shtoi se “ana tjetër e saj është se do të vazhdojë të ndajë njerëzit. Ai tashmë ka nxitur një trazirë dhe ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrime. Sido që të jetë rezultati, ai do të shkaktojë sërish dhunë dhe lëndime. Por, ka shumë mundësi që të vijnë edhe shumë të mira nga kjo”, pohoi aktorja.
Daniels “urren” Trump
Duke marrë parasysh mosmarrëveshjen e gjatë dhe shumë publike midis 77-vjeçares dhe aktores, është e kuptueshme që mes të dyve nuk do të ketë simpati.
Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, u përgjigj “po” kur u pyet nga Susan Necheles, avokatja e Trumpit, nëse ajo e urren Donald Trumpin. Daniels gjithashtu konfirmoi se ajo “absolutisht” dëshiron ta shohë ish-presidentin pas hekurave nëse ai shpallet fajtor, raporton newsweek.
Trump dyshohet se u përpoq ta mbante sekret lidhjen me Daniels, duke falsifikuar të dhënat e biznesit në lidhje me pagesat e bëra nga avokati i tij i atëhershëm – Michael Cohen, për aktoren e filmave për të rritur, transmeton Telegrafi.
Cohen kohët e fundit dëshmoi se me pagesën prej 130 mijë dollarësh të bërë gjatë ditëve të mbylljes së fushatës presidenciale të vitit 2016, Danielsit iu kërkua të heshte në lidhje me romancën me Trumpin.
Ajo gjithashtu i ka borxhe Trumpit
Kur Necheles i tha Daniels se shitja e historisë së saj për takimin me Trumpin kishte qenë fitimprurës, ajo u përgjigj “më ka kushtuar gjithashtu shumë para”.
Daniels konfirmoi në gjykatë se ajo i detyrohet Trumpit mbi 520 mijë euro për tarifat ligjore.
Sipas marrëveshjes për ta mbajtur historinë larg publikut, Daniels do të dënohej me një milion dollarë nëse ajo do të thyente heshtjen e saj.
Necheles, e cila gjithashtu përfaqësoi kompaninë e Trumpit në një rast të mashtrimit fiskal në vitin 2023, e pyeti Danielsin nëse ajo shpreson se nuk do të dënohet për ta paguar ish-presidentin.
“Shpresoj që të mos më duhet ta paguaj atë çfarëdo që të ndodhë”, ishte përgjigja e Daniels.
Daniels ndau detaje rreth qëndrimit në hotel
Kur u pyet për një darkë që ajo kishte me Trumpin, Daniels tregoi se ai kishte veshur pizhamet dhe se ishte tallur në kurriz të tij.
“Menjëherë u talla me të… dhe i thashë: ‘A e di zoti [Hugh] Hefner që i keni vjedhur pizhamet?’”, kujton ajo. “I thashë të shkojë t’i ndërrojë ato dhe ai e bëri me shumë mirësjellje”, shtoi aktorja
Aktorja e filmave për të rritur tregoi gjithashtu një rast ku ajo e goditi ish-presidentin “me një revistë”, pasi ai me sa duket e preku në pjesët intime disa herë gjatë takimit në hotel.
Daniels zbuloi gjithashtu se Trumpit kishte një pseudonim për të “Honeybunch”.
Ekipi ligjor i Trumpit kundërshtoi të gjitha pretendimet e aktores, e cila tregoi në detaje se si më pas kreu marrëdhënie seksuale me miliarderin amerikan.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Juan Merchan, u shfaq i acaruar dhe i tërhoqi vërejtjen aktores duke deklaruar se “detajet janë panevojshme”.
Daniels iu kërkua që të fliste shkurtë dhe qartë
Daniels vazhdimisht iu tërheq vërejtja se duhet të dëshmonte sa më shkurtë.
“Vetëm dëgjoni pyetjen dhe përgjigjuni asaj”, tha ai në një moment gjatë gjykimit.
Ai gjithashtu i tha Danielsit se “duhet të jepte përgjigje të thjeshta dhe të shkurtra” pasi ajo filloi të tregonte detaje të një prej ndejave me Trumpin.
Daniels shpejtoi dëshminë e saj, duke bërë që Merchan dhe prokurorja Susan Hoffinger t’i kërkonin vazhdimisht të ngadalësonte shpejtësinë në mënyrë që gazetarët e gjykatës të mund të vazhdonin të merrnin shënime.
Ekipi ligjor i Trumpit kërkoi një gjykim të ri
Prirja e Danielsit për zbulimin e detajeve që nuk i përkisnin çështjes në fjalë shkaktoi kërkesa të pandërprera të ndryshme nga avokatët e Trumpit.
Todd Blanche, avokati i Donald Trumpit, tha se mbrojtja do të kërkon një rigjykim pasi pretendoi se shumica e dëshmive të Danielsit nuk kishin të bënin “asgjë” me rastin në fjalë.
Blanche gjithashtu pohoi se historia e saj kishte ndryshuar që kur ajo vendosi që donte të bënte publike takimin me ish-presidentin në vitin 2016.
Vetë Trumpi shkoi në rrjetet sociale gjatë një pauze se “prokuroria, e cila nuk ka asnjë rast, ka shkuar shumë larg. Rigjykim!”
Kërkesa u refuzua nga Merchan, megjithëse ai pranoi se “disa gjëra janë më mirë të liheshin pa u thënë”.
Më vonë gjatë ditës, Merchan tha se “unë nuk besoj se jemi në një pikë ku do të kemi një gjykim të drejtë”.
Marrja në pyetje e Stormy Daniels do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.
Ndryshe, Trump po ballafaqohet edhe me gjykime të tjera si ajo e nxitjes së turmës për të sulmuar Kongresin amerikan gjatë 6 janarit të vitit 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri sllovak, Fico: Do t’ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t’i jepte dorën presidentit
Evropianët, “më të frikësuar” se të tjerët nga presidenca e dytë e Trumpit në SHBA – zbulon një sondazh
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
Erdogan thotë se Turqia mund t'i "shtypë të gjithë terroristët në Siri"
Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri