LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, anëtarësimi në NATO arritje e madhe

Stoltenberg: Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, anëtarësimi në NATO arritje e madhe

“Me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO, Maqedonia e Veriut përvetësoi vend në tavolinën e Paktit të Atlantikut të Veriut dhe mori votën që tërësisht të mund të marrë pjesë në marrjen e të gjitha vendimeve në Aleancën më të fuqishme dhe më të madhe në botë”.

Këtë në një intervistë për AIM e deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg. Ai tha se kjo është ditë historike dhe se ai personalisht ka ndjerë gëzim gjatë ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut.


“Kjo është një ditë historike dhe personalisht ndjeva një gëzim të vërtetë duke shikuar flamurin e Maqedonisë së Veriut duke valuar bashkë me të gjithë flamujt tjerë të anëtareve të NATO-s. Ceremonia na emocionoi dhe kjo është ditë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, që shënon anëtarësimin tuaj të plotë në këtë Aleancë, që është me rëndësi për vendin tuaj, për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është me rëndësi për të gjithë aleatët e NATO-s. Për shkak se së bashku jemi më të sigurt, më të fuqishëm dhe qëllimi i NATO-s është që të ruhet paqja dhe tani Maqedonia e Veriut është tërësisht pjesë e kësaj pune”, tha Stoltenberg.

I pyetur për ndonjë reagim nga Rusia, pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, Stoltenberg tha se nuk pret diçka të tillë, duke shtuar se qëllimi i NATO-s nuk është të shkaktojë konflikte.

“Ne shohim se Rusia rregullisht sillet në mënyrë më të vrullshme, janë përgjegjës për aksione agresive kundër fqinjëve si Gjeorgjia dhe Ukraina, por tani Maqedonia e Veriut është anëtare e Aleancë, tani jeni pjesë e kësaj përpjekjeje të fuqishme, të përbashkët mbrojtëse dhe garancive të sigurisë që i sjellë. Dhe me atë që jeni pjesë e kësaj Aleance, jeni të sigurt po aq sa janë edhe të gjithë aleatët tjerë për shkak se të gjithë qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Ne vazhdojmë të synojmë drejt raportit më të mirë me Rusinë. Për ne nuk ka kundërthënie mes fuqisë dhe dialogut politik. NATO beson në atë që quhet qasje e dyfishtë: na nevojitet dekurajim dhe mbrojtje, por edhe dialog me Rusinë për të tentuar që t’i ulim tensionet dhe t’i përmirësojmë marrëdhëniet”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e BE-së për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se kjo është një njohje tjetër e reformave që janë bërë në shtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori