Stoillkovski: Kandidatët e LSDM-së janë kuadro të vjetra


Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski tha se kandidatët e LSDM-së që sot i publikoi LSDM janë të vjetër dhe të harxhuar politikisht.
"Atje ku LSDM dëshiron të tregojë njerëz të ri, vendos kuadro të vjetra që kanë ndryshuar pozitat dhjetëra herë. Për shembull, Goran Sugareski në Prilep dhe Dusko Veskovski nuk mund të jetë i ri për shkak se njihet si drejtor i keq në NP "Kanalizim dhe Ujësjellës" në Shkup", tha Stoilkovski.
Ai tha se as kandidatët në Jegunoc, Bërvencië, Çeshinovë dhe Obleshevë dhe Sveti Nikole nuk janë të rinj.
Ndryshe, sot LSDM publikoi emrat e kandidatëve për disa komuna duke përfshirë këtue dhe Komunën e Tetovës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































