LAJMI I FUNDIT:

Stilistja e flokëve Tracey Cunningham, thotë se ky trend duhet të mbaroj këtë vit

Stilistja e flokëve Tracey Cunningham, thotë se ky trend duhet të mbaroj këtë vit

Tendencat e hershme të viteve 2000 u rikthyen në vitin 2021, me një numër në rritje të yjeve që synonin kapëse fluturash dhe stile të tjera nostalgjike.

Por ndërsa po hyjmë në një vit të ri, ka një pamje që stilistja e famshme Tracey Cunningham, shpreson të lërë në të kaluarën: lyerja e fijeve përpara.

“Kam parë kaq shumë të rinj të famshëm që e bëjnë atë mirë në vitin 2021, por në të gjitha vitet e mia si stiliste flokësh, gjithmonë i rikthehem një teknike: ndriçimi i fijeve të holla”, tha Cunningham, klientët e të cilës përfshijnë Jennifer Lopez, Halle Berry dhe motrat Kardashian-Jenner.

Në vend të vijave të ngjyrave shumë të theksuara që janë parë kohët e fundit te Dua Lipa dhe Bella Hadid, Cunningham tha për Page Six Style se ajo preferon një pamje më delikate duke përdorur “theksime super të bukura”.

“‘Babylights’ mund të japin pamjen e shkëlqimit dhe dimensionit të përgjithshëm, por askush nuk do ta dijë nëse ato janë arritur në sallon apo nëse keni pasur fatin të keni lindur me ngjyrë të shkëlqyer flokësh”, tha ajo për teknikën, qëështë përdorur për flokët e Dakota Johnson, Jennifer Garner dhe Katharine McPhee Foster.

Cunningham gjithashtu ka ndihmuar klientët e saj të eksperimentojnë me ngjyra të ndryshme flokësh këtë vit – duke përfshirë Chrissy Teigen, e cila provoi fijet rozë të zbehtë në prill. “Nuk duhet të jetë dramatike, por të shoh se sa të rigjallëruar ndihen klientët e mi si Chrissy kur largohen nga karrigia e sallonit pas një shërbimi të ri, dëshmon se sa ndikim mund të ketë ndjenja e mirë për veten”, tha Cunningham.

“Më pëlqen kur klientët vijnë duke kërkuar një ndryshim të madh – kjo e bën punën time kaq emocionuese”. /Telegrafi/