LAJMI I FUNDIT:

Ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon lirohet me kusht

Ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon lirohet me kusht

Gjykatësi Stewart D. Aaron ka vendosur ta lirojë me kusht Steve Bannonin, ish-këshilltarin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Bannon do të lihet i lirë pasi të paguaj një dorëzani prej pesë milionë dollarësh, ku përfshihen edhe prona në vlerë prej 1.75 milionë dollarëve gjersa si garantues ishin edhe dy persona, raporton CNN.


Politikani dyshohet se ka keqpërdorur rreth 25 milionë eurot e donatorëve, të cilët i dhuruan paratë për të ndërtuar një mur në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës, transmeton Telegrafi.

Bannon gjithashtu do të marrë mbikëqyrje pararendëse dhe i është kufizuar udhëtimi në rrethet jugore dhe lindore të New Yorkut, rrethin e Connecticut si dhe në Uashington.

Bannon gjithashtu do të jetë i kufizuar të shfrytëzoj aeroplanët privatë, jahtet ose anijet pa lejen e gjykatës.

Bannon do të lihet i lirë nën këto kushte, të cilat ka afat t’i paguan deri më 3 shtator të këtij viti. /Telegrafi/