LAJMI I FUNDIT:

Stërmbushja e liqeneve nuk e dëmton cilësinë e ujit

Stërmbushja e liqeneve nuk e dëmton cilësinë e ujit

Por, pavarësisht kësaj, në ujësjellësin rajonal “Prishtina”, kanë bërë të ditur se uji mund të pihet dhe cilësia e tij është brenda standardeve të kërkuara.
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KUR “Prishtina”, ka thënë se edhe të mërkurën ka pasur kapërderdhje të ujit në të dy liqenet.

Edhe pse kapacitetet e prodhimit të ujit para disa ditësh ishin zvogëluar nga 350 l/s në 150 l/s, sipas Mjekut, të mërkurën është rritur prodhimi, pasi ka filluar largimi i turbullirave.


“Kapaciteti momental prodhues nga sistemi i Batllavës është 800 l/s, derisa në sistemin e Badocit kemi 370 l/s”, ka thënë Mjeku.

Sipas saj, reshjet e fundit dhe kapërderdhja e liqeneve siguron mjaftueshëm ujë të pijshëm dhe ka furnizim të mirë sa asnjëherë më parë. /Koha.net/Telegrafi/