LAJMI I FUNDIT:

Sterling po largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Liga Premier – klubi që luan në Ligën e Kampionëve e dëshiron transferimin e tij

Sterling po largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Liga Premier – klubi që luan në Ligën e Kampionëve e dëshiron transferimin e tij

Një klub nga Liga Premier mund të bëjë një lëvizje për Raheem Sterling pas përjashtimit nga lista e skuadrës së Chelseat.

Anglezi iu bashkua Bluve nga Manchester City dy vjet më parë në një marrëveshje prej 50 milionë eurosh, por ditët e tij në Stamford Bridge duket se janë të numëruara.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca e la jashtë skuadrës 29-vjeçarin për humbjen 2-0 të Chelseat ndaj Cityt të dielën, duke bërë që përfaqësuesit e lojtarit të kërkojnë publikisht sqarime për situatën e lojtarit.


0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Pasi Sterling u hoq nga skuadra e Chelseat për ndeshjen e ardhshme të play-off-it të Ligës së Konferencës kundër Servette, Maresca pranoi se sulmuesi anglez nuk ka vend në ekipin e tij.

Chelsea është i hapur për oferta për Sterling, me gjigantët e Serie A, Juventus që raportohet se janë të interesuar për të.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Aston Villa është shfaqur si pretendente surprizë për të siguruar nënshkrimin e Sterling para afatit të transferimit.

Tashmë është zbuluar se përse Maresca vendosi ta linte Sterlingun jashtë përballjes me Man Cityn
Lexo po ashtu Tashmë është zbuluar se përse Maresca vendosi ta linte Sterlingun jashtë përballjes me Man Cityn

“Aston Villa po monitoron situatën. Tani Villa ka humbur (Moussa) Diabyn dhe ata donin Joao Felix”, raporton Jacobs për London Is Blue Podcast.

Villa ishte e etur për Felixin, por humbi ndaj Chelseat, i cili të mërkurën konfirmoi rikthimin e tij në Stamford Bridge me një marrëveshje të përhershme me vlerë 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

La Liga
Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Premier League
Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Premier League
Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Përfaqësueset
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori