LAJMI I FUNDIT:

Sterjo Spasse dekorohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Sterjo Spasse dekorohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi sot shkrimtarin e shquar Sterjo Spasse (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Dekorata u dha gjate simpoziumit shkencor kushtuar “Jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses”, që u zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase “SONCE”.


Motivacioni i nderimit ishte: “Në vlerësim të veprës së shquar në letërsinë shqipe, duke frymëzuar me punën e tij vlerat e larta të dinjitetit njerëzor, qytetar, shoqëror e kombëtar. Për veprimtarinë e tij të spikatur edukative dhe intelektuale, rolin e vyer dhe kontributin e tij etno-kulturor në vendin tonë”.

Pasi mori në dorëzim dekoratën e lartë, i biri i shkrimtarit, Ilinden Spasse, theksoi mes të tjerash se: ‘Titulli ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’ që i jepet Sterjo Spasses nga Presidenti Meta në Korçë, për mua, është një gjetje mjaft e bukur dhe domethënëse, sepse Korça ka qenë dritarja e parë ku Sterjoja u ndesh me kulturën qytetare, ku ndjeu dorën e ngrohtë të mësuesve të tij të parë, që jo vetëm e mësuan dhe e edukuan, por edhe e orientuan dhe e ndihmuan për të vazhduar më tej në Normalen e Elbasanit. Por Korça, ashtu siç diti ta frymëzonte e ta nderonte në të gjallë, diti edhe ta ligjërojë, qoftë me lajmet në mediat elektronike, qoftë me shkrimet që botoi në shtypin e saj, ashtu edhe me telegramet e vizitat e shumta ngushëlluese që iu bënë familjes së tij. Nga ana simbolike, Sterjoja që tërë jetën punoi me një përkushtim për edukimin dhe emancipimin e brezave të rinj, janë pikërisht këta breza që tani e vlerësojnë dhe e nderojnë herë pas here sipas rastit nëpër mbledhje të ndryshme jubilare. Ndaj nga zemra gjithnjë më buron dy fjalëshi: Faleminderit Korça!”.

Në trend Kultura

Më shumë
Bardi i Bruklinit

Bardi i Bruklinit

Kulture
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
KREDO

KREDO

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Viti 1979: Jetë, o jetë...

Viti 1979: Jetë, o jetë...

Agron Shala
Kalo në kategori