LAJMI I FUNDIT:

Stella dhe Sani – njihuni me karakteret e parë në 3D animacion në gjuhën shqipe

Stella dhe Sani – njihuni me karakteret e parë në 3D animacion në gjuhën shqipe

Në prag të Ditës së Alfabetit shpaloset videoja e parë 3D kushtuar alfabetit shqip për të gjithë fëmijët

Stella dhe Sani janë heronjtë e animacioneve të para 3D në gjuhën shqipe dhe kanë për qëllim edukimin e më të rinjve duke krijuar material me cilësie të lartë, me çka doafirmohet gjuha amtare, si dhe do të zhvillohet imagjinata fëmijërore me muzikë dhe lojëra adekuate për moshën e tyre.


Ky projekt vjen në momentin e duhur, kur imagjinata e lirë e fëmijëve dhe padyshim edhe e të  rriturve, është më e nevojshme se kurrë dhe është kyçe për zhvillimin e fëmijësnë ato vite jashtëzakonisht të rëndësishme.

Projekti shpaloset në prag të Ditës së Alfabetit, 22 nëntor, me një video origjinale e cila pritet të jetë kënga e preferuar e çdo fatosi.

“E pritëm këtë datë për të filluar projektin Stella dhe Sani që nisma të ketë jehonë edhe më të madhe dhe Dita e Alfabetit në vitin 2020 të festohet me një këngë dhe video të veçantë për shkronjat tona të arta. Përpos kësaj video, në vijim do ketë edhe video të tjera që përfshijnë: mësimin për kafshët, nxitja e shprehive për higjienë personale dhe rruajtjen e mjedisit jetësor, shoqëri dhe bashkëjetesë multietnike, tolerancë dhe miqësi, mësim i ngjyrave, sendeve, rrethinës etj. shprehet Bleta Begu, një nga udhëheqëset e projektit.

Tekstet e këngëve në shqip janë të shkruar nga gazetari, aktivisti dhe tekstshkruesi Petrit Saraçini. “Kur bëhesh prind e kupton mungesën e materialeve në gjuhën amtare dhe prandaj fëmijët zgjedhin materiale në gjuhë të huaj. Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për projektin “Stella dhe Sani” që të bëjmë diçka cilësore për fëmijët tanë dhe gjeneratat që vijnë. Nuk ka dyshim që këta do jenë miqtë më të mirë të fëmijëve, shumë shpejt.” – shprehet Petriti.

Nëse dëshironi të njiheni me Stellën dhe Sanin dhe të jeni pjesë e aventurave të tyre, ndiqeni kanalin e YouTube ku do të merrni njoftime për çdo video të re. Pjesë të tregimeve të dy heronjve si dhe ide për lojëra dhe mësim do të gjeni në faqen në Facebook të Stella dhe Sani si dhe në profilin Instagram.

Për më shumë informata, personat e interesuar mund të drejtohen te:

Bleta Begu, e-mail: info@stelladhesani.com

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori