LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: PDK-ja i ka ofruar vendit qetësi, stabilitet dhe legjitimitet

Stavileci: PDK-ja i ka ofruar vendit qetësi, stabilitet dhe legjitimitet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci tha se tranzicioni i kryetarëve të kësaj partie që ndodhi me zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar, është shembull që duhet ndiqet edhe nga subjektet tjera politike.

Në një konferencë për media zëdhënësi i PDK-së vlerësoi lart Konventën e Shtatë zgjedhore që është mbajtur të shtunën dhe të dielën, në të cilën Veseli është zgjedhur kryetar i PDK-së.


Sipas Stavilecit, PDK-ja i ka ofruar vendit qetësi, stabilitet dhe legjitimitet demokratik, duke shtuar se puna e PDK-së dhe periudha e re nuk ka mbaruar dje, por ka filluar dje.

Ndërsa, i pyetur për riformatimin e Qeverisë ai shtoi se nuk ka ndonjë urgjencë për këtë.

Stavileci tha se të dy kryetarët e koalicionit qeverisës, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa nuk është se brenda një dite do të bisedojnë për çështje të rëndësishme sa i përket koalicionit.