Statistikat mbresëlënëse të Sarrit sa ishte te Chelsea

Maurizio Sarri u largua nga Chelsea për t’u emëruar trajner i Juventusit për sezonin 2019/2020, ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Trajneri italian u largua nga skuadra londineze pas vetëm një viti të kaluar në Stamford Bridge, ndërsa arriti të tregonte lojë të bukur në Ligën Premier dhe garat e tjera.
Sarri ishte trajner i Chelseat në 63 përballje zyrtare, ndërsa ka arritur t’i kapë disa statistika mbresëlënëse sa ishte në Londër.
Strategu italian i fitoi 40 ndeshje, ka barazuar në 11, derisa i ka humbur vetëm 12 sfida.
Sarri arriti ta kualifikonte Chelsean në Ligën e Kampionëve, pasi përfundoi në vendin e tretë në ligën e Anglisë, duke fituar më pas Ligën e Evropës dhe shkoi deri në finale të Carabao Cup.
Italiani u transferua te Juventusi, duke nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të viti 2022, ndërsa prezantimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim. /Telegrafi/



















































