LAJMI I FUNDIT:

Stano për Urën e Ibrit: Veprimet e njëanshme duhet të shmangen, autoritetet e Kosovës do t’i bënin shërbim të mirë vetes nëse do t’i dëgjonin aleatët

Stano për Urën e Ibrit: Veprimet e njëanshme duhet të shmangen, autoritetet e Kosovës do t’i bënin shërbim të mirë vetes nëse do t’i dëgjonin aleatët
21.09.2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë se qëndrimi i BE-së është i qartë lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Stano theksoi se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogu.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e urës është thënë qartë në ditët dhe javët e kaluara dhe kjo i është komunikuar partnerëve në Prishtinë dhe është diskutuar gjerësisht me partnerët tjerë brenda BE-së, SHBA-në, NATO-n dhe KFOR-in. Qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar, nuk ka asgjë të re që mund të shtoj”, tha ai.


Stano tutje theksoi se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës do t’i bënin shërbim të mirë vetes dhe qytetarëve nëse do t’i dëgjonin mesazhet nga aleatët dhe partnerët.

Ai tha se veprimet e njëanshme mund të kenë ndikim negativ, jo vetëm te komunitetet, por edhe në administratën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori