Stadiumi i ri i Forest Green do të jetë i pari në botë që do të jetë i tërë pothuajse nga druri.

Klubi që luan në nivelin e pestë të futbollit anglez ha hapur një konkurs për projektimin e stadiumit prej 5.000 vendesh me një çmim prej 100 milionë eurove, por edhe për gjërat përcjellëse.


stad-1

Ai prite të ndërtohet në Eco Park pranë Stroud, dhe për projektin kanë konkurruar deri tani 50 dizajnime nga e gjithë bota.

Zaha Hadid Architects, firma që ka projektuar edhe stadiume për Kupën e Botës 2022 në Katar ka dalë fituese.

stad-2

“Stadiumi pothuajse i gjithë do të jetë nga druri dhe ky është stadiumi i parë në të gjithë botë i tillë”, ka thënë presidenti i klubit Dale Vince.

stad-3

Stadiumi i ri si element kryesor do të ketë zhvillimin e sistemit ekologjik “Eco Park” që kapë vlerën e 100 milionë eurove në të cilën përfshihen 100 akra të parkut në të cilën është i përfshirë sistemi i gjelbër (green apo ekologjik).

telegrafi sport app