Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vizituar këto ditë dy vendet e shenjta: Mekën dhe Medinën.

Teksa ka qëndruar në këto dy qytete kozmike të Arabisë Saudite, 27-vjeçari nuk ka hezituar që t'i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga eksperienca atje.


Mes të tjerash, ai të premten vendosi që të bëjë një sqarim për ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar se ka kryer Umrenë (pelegrinazhin e myslimanëve) në Mekë dhe jo haxhin siç është raportuar në disa media.

324068079 3021400604673115 8185253885455137583 n

"Sqarim: Nuk kam bërë Haxh, kam bërë Umre (Zoti na mundësoftë edhe Haxhin inshAllah", ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu.

moz1 1

Përndryshe, dallimi në mes të dyjave qëndron sepse Haxhillëku bëhet në muajin e caktuar i cili është në muajin Dhul-hixhe, përderisa Umreja bëhet në çdo kohë. Edhe pse të dyja kanë ritet e zakonshme, Umreja bëhet më pak se disa orë, ndërsa Haxhilëku merr më shumë kohë dhe përmban më shumë rite.

Mozzik përndryshe njihet si një prej emrave më të dëgjuar të muzikës hip-hop në vend. /Telegrafi/

323804022 723592412452175 2618494559850453365 n