LAJMI I FUNDIT:

Sqarimi i Prokurorisë për deklaratat e ministres serbe Kuburoviq lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Sqarimi i Prokurorisë për deklaratat e ministres serbe Kuburoviq lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, përmes një njoftimi për media, ka bërë sqarim rreth deklarimit të ministres, në Ministrisë e Drejtësisë në Republikën e Serbisë, Nela Kuburoviq, e cila është deklaruar lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, ish Kryetar i Iniciativës Qytetare (SDP), duke theksuar se Prishtina ka refuzuar të kryejë veprimet hetimore bashkë me Beogradin, për këtë çështje.

“Prokuroria e Shtetit, pas rastit të ndodhur, i ka paraqitur disa kërkesa organeve kompetente të Republikës së Serbisë, për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, por deri më tani kemi pranuar vetëm disa informacione, të cilat nuk janë thelbësore për ndriçimin e rastit, pasi ende nuk kemi marrë përgjigje lidhur me IMEI, SMS, hartografi, si dhe hyrje/dalje.

Gjithashtu, me qëllim të bashkëpunimit dhe ndriçimit të tërësishëm të rastit, njëra nga kërkesat është përsëritur, e që ka të bëjë me hyrjet/daljet dhe SMS-të e numrave, që kanë qenë në pronësi të viktimës, Oliver Ovanoviq”, thuhet në njoftimin për media.


Më tej në njoftimin e Kryeprokurorit të Shtetit thuhet se i pandehuri Millan Radoiçiç, është intervistuar nga organet shtetërore të Serbisë, pa kërkesë të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, ndaj të cilit është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, edhe përkundër faktit se në takimet zyrtare mes policisë së Kosovës dhe Serbisë, policia e Serbisë ka deklaruar se nuk e njeh të pandehurin Millan Radoiçiç, me arsyetimin se i njëjti është shtetas i Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, pala serbe ka kërkuar dhe pranuar nga Policia e Kosovës, klonimin e gëzhojave nga vendi i ngjarjes, mirëpo Prokuroria e Shtetit ende nuk ka pranuar raport për këto ekzaminime.

Prokuroria e Shtetit, edhe më tej është e gatshme për bashkëpunim me organet kompetente të Republikës së Serbisë dhe është e përkushtuar për ndriçimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori