LAJMI I FUNDIT:

Spotify do të pezullojë shërbimin në Rusi

Spotify do të pezullojë shërbimin në Rusi

Spotify Technology SA tha të premten se do të pezullojë shërbimin e saj të transmetimit në Rusi në përgjigje të ligjit të ri të medias në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, platforma e transmetimit audio mbylli zyrën e saj në Rusi për një kohë të pacaktuar në fillim të këtij muaji, duke përmendur atë që e përshkroi si “sulm të paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës”.


Legjislacioni i ri i Rusisë e bën të paligjshëm raportimin e çdo ngjarje që mund të diskreditojë ushtrinë ruse.

“Spotify ka vazhduar të besojë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të përpiqemi ta mbajmë shërbimin tonë funksional në Rusi për të ofruar lajme dhe informacione të besueshme, të pavarura nga rajoni”, tha Spotify në një deklaratë.

“Fatkeqësisht, legjislacioni i miratuar së fundmi që kufizon më tej aksesin në informacion, eliminon shprehjen e lirë dhe kriminalizimin e llojeve të caktuara të lajmeve, vë në rrezik sigurinë e punonjësve të Spotify dhe mundësinë e dëgjuesve tanë”.

Shërbimi pritet të përfundojë në fillim të prillit, sipas një personi me dijeni të situatës. /Telegrafi/