LAJMI I FUNDIT:

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Qeveria socialiste ka bërë për pensionistët më shumë se kushdo tjetër, u shpreh kryeministri Edi Rama, në episodin e radhë të rubrikës së tij në “Facebook”, “Sy m’sy”.

Sipas kreut të qeverisë, e majta realizoi reformën e pensioneve dhe “mundësoi për këdo që ka dalë në pension 10 vitet e fundit, të ketë një pension më të lartë se 10 vite më parë”.

“E mira s’ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk lahet kurrë. Por, nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e Partisë Socialiste. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve. Mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit, merr një pension konsiderueshëm më të lartë se 10 vite më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 milionë euro si bonus për vitin e ri. Për herë të parë, do të japë edhe një bonus të dytë në pranverë dhe do të mbajmë dy bonuse, këto janë fakte të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët”, tha Rama.


Rama kritikoi edhe kryedemokratin Sali Berisha dhe kundërshtarët e tjerë, raporton TCH.

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh te ca katranë të vegjël, pa cipë e pa Nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës së Sudes. Pensionistët nuk e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li, e dinë aritmetikën më mirë se sa Lulat e rinj, e kanë më të qartë se kushdo tjetër që ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, ky vend as ka pasur, as nuk gjen dot dhe për 10 vite të tjera njëherë, pa diskutim”.

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Kronika e Zezë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kalo në kategori