LAJMI I FUNDIT:

Spiunët rusë në Kosovë, eksperti i sigurisë: Besoj se ka edhe të tjerë, institucionet kompetente duhet t’i identifikojnë të gjithë

Spiunët rusë në Kosovë, eksperti i sigurisë: Besoj se ka edhe të tjerë, institucionet kompetente duhet t’i identifikojnë të gjithë
Avni Islami, analist i sigurisë

Gazetarja Daria Asmalova është rusja e fundit e cila është shpallur person i padëshirueshëm në Kosovë. Ajo u arrestua gjatë së shtunës në njërën prej pikë kalimeve kufitare në veri për spiunazh në inteligjencën ushtarake ruse, duke vepruar nën petkun e gazetares.

Përveç Aslamovas, Kosova ka shpallur non-grata edhe dy zyrtarë të Zyrës Ruse në Prishtinë dhe dy të tjerë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

Në lidhje me këtë, analisti i sigurisë Avni Islami në një prononcim për Telegrafin , ka thënë se shërbimet inteligjente të Rusisë, punojnë në atë drejtim që të ndikojnë drejtëpërdrejt në krijimin e një opinioni të brendshëm dhe të jashtëm për çështje të caktuara.

“Shërbimet inteligjente të Rusisë, punojnë në atë drejtim të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e një opinioni të brendshëm dhe të jashtëm për çështje të caktuara në rastin konkret, për Kosovën. Nuk është rastësi kur është arrestuar një gazetare e që ka kryer shumë punë për shërbimet inteligjente të Rusisë, kjo nuk është rastësi. Mendoj që nuk është rasti i parë, pasi ne i kemi diku pesë ose gjashtë raste, që i kanë arrestuar dhe dëbuar, nuk është fundi i kësaj dhe as fillimi. Kur kihet parasysh se sa punëtor të inteligjencës ruse kanë hyrë në territorin tonë dhe kanë punuar”, ka thënë Islami.

Analisti i Sigurisë, Avni Islami

Islami mendon që ka edhe agjent të tjerë të shërbimit të inteligjencës ruse në Kosovë.

“Mendoj që ka shumë të tillë dhe do të ketë dhe në të ardhmen punëtorë të tillë të cilët do të punojnë për shtetin e tyre dhe politikat e tyre. Kështu që mendoj që përderisa bëhet identifikimi i agjentëve sekret ai nuk është më i rrezikshëm sepse rasti i gazetares ka qenë i dekonspiruar pasi është ditur që është punëtore operative e inteligjencës ruse. Në momentin që demaskohet një agjent i një shërbimi sekret nuk mund të jetë më i rrezikshëm sepse ai mund të vëzhgohet, përgjohet, etj”, tha ndër të tjera ai.

Tutje shtoi se Shërbimi Inteligjent i Kosovës duhet të verifikojë dhe të demaskojë edhe të tjerë, pasi nëse është zbuluar një mund të ketë dhe të tjerë që operojnë në Kosovë.

“Lufta e informacioneve të shërbimet inteligjente është luftë moderne. Agjentët që operojnë në territorin e Kosovës të verifikohen dhe të demaskohen dhe të vihen nën kontroll, pasi në momentin që ata vihen nën kontroll nuk janë më të rrezikshëm”.

Lufta në Ukrainë, Kusari-Lila: Do të ketë përpjekje të vazhdueshme të Rusisë dhe Serbisë për të krijuar situata të ngjashme
Lexo po ashtu Lufta në Ukrainë, Kusari-Lila: Do të ketë përpjekje të vazhdueshme të Rusisë dhe Serbisë për të krijuar situata të ngjashme
Aslamova, Antonov, Vangerskii, Krivosheev dhe Krasnoshchenkov – kush janë spiunët rusë që u shpallën non-grata nga Kosova?
Lexo po ashtu Aslamova, Antonov, Vangerskii, Krivosheev dhe Krasnoshchenkov – kush janë spiunët rusë që u shpallën non-grata nga Kosova?

Islami po ashtu foli edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

“Mendoj që dhënia e një afati prej 30 ditësh deri më 1 shtator nga qeveria e Kosovës për reciprocitet për targat dhe letërnjoftimet, është fitore politike e institucioneve të Kosovës që është bërë me propozimin e SHBA dhe e përkrahën dhe vendet e tjera. Ky është një koordinim i plotë me shtetet e QUINT-it dhe SHBA-së”.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se në bazë të kompetencave ligjore ka shpallur person i padëshirueshëm gazetaren ruse Daria Asmalova, e cila u arrestua gjatë së shtunës në njërën prej pikë kalimeve kufitare në veri.

Asmalova nuk ka të drejtë hyrjeje në Republikën e Kosovës deri në vitin 2027.

“Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori