LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Podujevës ende jofunksional, Komuna akuzon Ministrinë e Shëndetësisë

Spitali i Podujevës ende jofunksional, Komuna akuzon Ministrinë e Shëndetësisë

Që nga viti 2016, kur ishte marrë vendim nga Ministria e Shëndetësisë për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, ishte premtuar se ky spital do të jetë i gatshëm për të ofruar shërbime për qytetarët e kësaj komune, por, edhe sot kur jemi në përfundim të vitit 2018, ky spital ende nuk është funksional.

Mosfunksionalizmi i këtij spitali po i detyron qytetarët e Podujevës të udhëtojnë me kilometra në drejtim të Prishtinës, për të marrë shërbimet e nevojshme. Pasi Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në këtë komunë nuk i posedon kushtet dhe kapacitetin e duhur për tretman.


Mungesa e një spitali të tillë e detyron Rrahim Berishën, të udhëtojë shpesh drejt QKUK-së. Për mos funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, ai fajëson nivelin lokal edhe atë qendror.

“Masi s’ka spital nuk është mirë, duhet me kqyrë ku mundesh mu trajtue pak ma mirë, secili njeri ka qef mu trajtue ma mirë nëse është pa qef, na këtu për çdo sen duhet me shku në Prishtinë. Po normal se nuk është, spitali duhet me kërkuar atë spital, këtu nuk e kemi, ne shkojmë në Prishtinë. Më bie shpesh me shku. Po sigurisht pushtetet këtu edhe pushtetet ma të nalta, d.m.th pushtetet e Komunës Podujevës edhe pushtetet që janë në nivel të shtetit”, tha Berisha

Ndërsa për Ali Bajokun, një neglizhim i tillë duke hedhur fajin tek njëri-tjetri, përbën një mentalitet jugosllav të qeverisjes.

Ardhja e shpeshtë e tij në Prishtinë, për çdo gjë, përbënë një dhunim të madh.

Ndërsa për drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Zaim Thaçi, bllokimi po ndodhë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai disa herë e përsëritë se komuna nuk ka përgjegjësi për mosfunksionalizmin e këtij spitali dhe kompetencat për këtë i ka Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë e ka për obligim t’i planifikojë investimet kapitale për mallrat e shërbimet, si dhe për resurset humane.

“Në vitin 2016 ka kaluar në kompetencë, me një vendim të Qeverisë, d.m.th ekziston vendimi që ky objekt ka kaluar në kompetencë të ministrisë, ka kaluar me emrin Spitali i Podujevës. Me atë vendim të gjitha kompetencat i merr Qeveria, në fakt, i merr Ministria e Shëndetësisë dhe përmes Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka për obligim me i planifikuar edhe investimet kapitale, mallrat, shërbimet edhe resurset humane, d.m.th mbetet komplet në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Thaçi.

Sipas tij, nuk ka arsye pse Komuna e Podujevës me blloku punën, kur dihet se qytetarët e Podujevës kanë nevojë për këto shërbime.

“Komuna e Podujevës ka interes që çdo ditë, çdo moment më herët që të hapet me qëllim me përfituar qytetarët e saj. Absolutisht që nuk mundemi me paraqit obstruksione për një diçka që ne kemi përfitim, qytetarët tanë kanë përfitim me marrë shërbime të nivelit sekondar”, tha Thaçi.

E krejt epilogun e kësaj pune, drejtori i Shëndetësisë, Zaim Thaçi, e sheh në vitin 2019 nga investimet kapitale që duhet t’i planifikojë Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë përmes Shërbimit Spitalor Klinik Universitar duhet me fillu. Unë shumë po shpresoj që ata kanë planifiku çështje të tillë, deri në këtë moment po shpresoj se ata kanë planifikuar si investime kapitale, po flas për vitin 2019. Investime kapitale, resurset humane edhe mallrat-shërbimet të gjitha obligimet që i ka për me funksionalizuar një spital sikur qysh është i Podujevës”, tha ai

Për ushtruesin e detyrës së Drejtorit të QKMF-së në Podujevë, Fahri Llugaliu, funksionalizmi i Spitalit të Përgjithshëm do të rriste shërbimet ndaj pacientëve, mbarëvajtja e punës do të ishte më e mirë, si dhe do të shkarkonte ngarkesën që i bëhet QKUK-së në Prishtinë.

“Kishte me u lehtësuar shumë punën edhe QKMF-së, po edhe mbarëvajtja e punës më e mirë, po edhe shërbimet kishin me qenë shumë më cilësore, ishte shkarkuar në njëfarë mënyre edhe QKUK-ja në Prishtinë”, tha ai

Pacientët që janë në dializë e kanë shumë të vështirë të udhëtojnë drejtë Prishtinës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Sipas Llugaliut, kostoja e tyre është e madhe, e që e bën të domosdoshëm funksionalizmin e këtij spitali.

Edhe pse KosovaPress ka kontaktuar përmes e-mailit dhe telefonit, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori