Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë 180 pacientë të shtrirë me COVID-19, prej tyre 157 janë në oksigjeno-terapi dhe pesë pacientë janë në CPAP.
Në këtë spital marrin trajtim 150 pacientë që janë të prekur nga coronavirusi.
Lidhur me situatën me këtë virus ka folur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci.
Loci tha se situata nuk është aspak e mirë sa i përket rasteve më COVID-19.
“Situata në komunën e Pejës nuk është aspak e mirë sa i përket rasteve me COVID, duke u bazuar në shifrat e larta të të prekurve të cilat janë të shtrirë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe pacientët që marrin shërbime në qendrën COVID në lagjen Fidanishte apo në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tha ai për Klan Kosova.
“Në Spitalin Rajonal të Pejës ka pacientë të hospitalizuar jo vetëm nga qyteti i Pejës por nga pesë komunat të cilat i mbulon Spitali i Pejës. Janë mbi 150 pacientë të hospitalizuar, të cilët marrin trajtim, ku përveç repartit infektiv janë të përfshirë edhe reparte të tjera në mënyrë që të kemi mundësi të ju ofrojmë tretman pacientëve të prekur me COVID-19”.
Ai theksoi se pacientët që marrin terapi ditore për trajtimin e virusit duhet ta blejnë vetë terapinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe