Përmes një njoftimi,  Spitali i Pejës thekson rëndësinë e kujdesit të barabartë për të gjithë pacientët, duke ofruar mbështetje për familjet dhe personat me autizëm.

“Ne mbështesim të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, duke promovuar përfshirjen dhe mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin e tyre.


Në këtë ditë të veçantë, institucioni shëndetësor bën thirrje për më shumë vetëdije dhe përkushtim ndaj komunitetit të personave me autizëm, duke inkurajuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse./Telegrafi/