Spitali i Pejës publikon bilancin javor të shërbimeve, 24 lindje dhe mijëra vizita mjekësore

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar statistikat javore të shërbimeve, ku bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar kanë lindur gjithsej 24 foshnje, prej tyre 14 vajza dhe 10 djem, përcjell Telegrafi.
Përveç lindjeve, spitali ka kryer një volum të lartë shërbimesh mjekësore në të gjitha repartet. Sipas njoftimit, gjatë javës janë realizuar:
2,384 vizita specialistike,
217 pranime,
169 pacientë mesatarisht të shtrirë çdo ditë,
1,565 pacientë që kanë kryer gjithsej 18,112 analiza laboratorike,
53 operacione,
219 dializa,
480 radiografi (Rëntgen), 238 eho dhe 56 MRI,
20 ergometri dhe 42 ehokardiografi,
8 kolonoskopi dhe 16 gastroskopi,
225 shërbime fiziatrike.
Spitali i Pejës thekson se mbetet në shërbim të qytetarëve “24/7/365”, duke garantuar trajtim profesional dhe kujdes të vazhdueshëm për të gjithë pacientët. /Telegrafi/

















































