LAJMI I FUNDIT:

Spitali “8 shtatori”: Janakieski s’ka qenë i lënduar

Spitali “8 shtatori”: Janakieski s’ka qenë i lënduar

Nga spitali “8 shtatori” njoftojnë se tek ish ministri Mile Janakieski nuk janë vërejtur lëndime trupore.

“Sot, 21.02.2019, në spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 shtatori’ Shkup është pranuar personi M.J i cili në mënyrë gojore është ankuar se ka dhimbje në trup dhe në kokë dhe pas kontrollit të zbatuar nuk janë vërejtur lëndimet trupore”, thonë nga spitali “8 shtatori”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga spitali i bëjnë apel publikut t’i ndjek njoftimet zyrtare të institucioneve kompetente dhe të mos nënshtrohen ndaj spekulimeve.


Njoftim zyrtar nga burgu i Shuto Orizares për incidentin me ish ministrat Janakieski dhe Ristovski
Lexo po ashtu Njoftim zyrtar nga burgu i Shuto Orizares për incidentin me ish ministrat Janakieski dhe Ristovski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski incidentin e sotshëm e cilësoi si të turpshëm dhe kërkoi përgjegjësi për Zoran Zaev, Oliver Spasovskin dhe Renata Dekoskën. Sipas tij, shteti nuk arriti ta sigurojë shëndetin e Ristovskin dhe Janakieskit.

Ndërkaq, sot u raportua se dy ish ministrat kanë qenë të lënduar pas përleshjeve fizike në burgun e Shuto Orizares, ndërsa Mile Jankieski është ankuar për dhimbje dhe është dërguar në spitalin “8 shtatori”.

/Telegrafi/