LAJMI I FUNDIT:

Spirovski: Ivanov është i obliguar ta dekretoj Ligjin e gjuhëve

Spirovski: Ivanov është i obliguar ta dekretoj Ligjin e gjuhëve

Presidenti Gjorge Ivanov është i obliguar ta firmos dekretin për Ligjin e gjuhëve, vlerëson ish-gjykatësi kushtetues, Igor Spirovski.

Sipas tij askund në Kushtetutë nuk shkruan nëse kreu i shtetit guxon të interpretojë ligjet, nëse duhet të vendos firmën e tij për të dekretuar.


“Në Kushtetutë ekziston dispozitë e pakushtëzuar njëkuptimshme që e obligon Presidentin e Republikës, në një situatë kur ligji miratohet për herë të dytë me shumicë absolute, respektivisht me 61 vota, për ta nënshkruar dekretin për shpalljen e tij. Kjo dispozitë nuk parasheh asnjë bazë dhe kushte që presidenti t’i vlerësojë ato, thjeshtë ai është i detyruar ta bëjë këtë. Mendoj se askush nuk mund ta zëvendësojë nënshkrimin e dekretit të presidentit të Republikës, ashtu është edhe praktika e Gjykatës Kushtetuese, një kohë kishte një rast të tillë”, tha Spirovski.